Sport

Shqipëri- Kazakistan 3-1/ Kuqezinjtë marrin një 3-pikësh shumë të rëndësishëm, kazakët largohen vetëm me golin e nder

15 Nëntor 2020, 16:13 Nga DOSJA
Shqipëri- Kazakistan 3-1/ Kuqezinjtë marrin një 3-pikësh

TIRANË– Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka fituar me rezultatin 3-1 ndeshjen me Kazakistanin, e cila është e vlefshme për Ligën e Kombeve. Ishte Cikalleshi, i pari ai që tronditi rrjetën pas një goditjeje këndi.

Më pas vetëm pak minuta më vonë, mbrojtësi Ardian Ismajli dyfishoi shifrat. Por teksa kuqezinjtë ishin të dehur nga gëzimi i dy golave, kazakët ngushtuan diferencën e rezultatit me një gol nga mesfusha.

Pjesa e dytë ka nisur me gola. Rey Manaj nuk ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë duke e çuar skuadrën më pranë 3-pikësisht të shumëkërkuar. 

Edhe pse jo në formën ideale, Kombetarja mori një 3-pikësh shumë të vlefshëm, ndryshe nga bdeshja e parë në transfertë, e cila përfundoi me rezultatin 0-0. Aktualisht grupin e udhëheq Bjellorusia me 7 pikë, i cili do të jetë dhe kundërshtari i fundit i Shqipërisë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport ndeshja shqiperi-kazakistan ndeshja shqiperi-kazakistan

Sondazh

Poll

Sport 14 Nëntor 2020, 17:46

Alban Bushi sërish pozitiv, humbet Anglinë

TIRANE – Alban Bushi do të humbasë edhe ndeshjen me Anglinë, që do të zhvillojë pëfaqësuesja jonë U-21 ditë e hënë. Trajneri i kombëtares “Shpresa&#...