Politike

URDHRI/ Lleshaj porosi të prerë drejtorëve të policisë: Ngrini në detyrë policët mbi 27 vjeç dhe me 5 vite eksperiencë

15 Nëntor 2020, 06:40 Nga DOSJA
URDHRI/ Lleshaj porosi të prerë drejtorëve të policisë:

TIRANW-Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj ka urdhëruar drejtuesit e Policisë në qarqe, që t’ju krijojnë hapësira për ngritje në detyrë policëve të rinj. Në një urdhër të brendshëm, të siguruar nga Dosja.al, Lleshaj kërkon që të përzgjidhen nga çdo komisariat 10 policë me gradën “Inspektor” për ngritje në detyrë.

Kriteret janë mosha e re nga 27 deri në 35 vjeç dhe eksperienca prej 5 vitesh në Policinë e Shtetit.

URDHËRI I PLOTË I LLESHAJT:

Nisur nga domosdomshmëria e promovimit të punonjësve të policisë të cilët kanë rezultate dhe performancë të mirë profesionale gjatë karrierës së tyre policore me qëllim ngritjen e tyre për ecuri në karrierë. Nga ana juaj përzgjidhen 10 punonjës policie me gradën Inspektor për ngritjen në karrierë.

Gjatë procesit të përzgjedhjes së punonjësve të policisë do të kemi parasysh kërkesat si më poshtë:

-Të ketë rezultate të mira në punë

-Të ketë gradën policore “Inspektor”

-Të ketë aftësi fizikisht dhe të përmbushë përgjegjësinë dhe detyrat që i ngarkohen

-Të ketë aftësi të mira për zgjidhjen e problemeve

-Të ketë mbi 5 vite punë si punonjës policie

-Të jetë i moshës 27 deri në 35 vjeç.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sander lleshaj sander lleshaj

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 20:22

Lirohet nga komisariati Kastriot Islami

TIRANË– Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar.Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit n...