Politike

FOTO/ PD dënon shoqërimin në polici të Islamit, Paloka: Hakmarrje e Ramës… ja përse e përdor policinë

14 Nëntor 2020, 20:20 Nga DOSJA
FOTO/ PD dënon shoqërimin në polici të Islamit, Paloka:

TIRANË– Partia Demokratike dënon shoqërimin e ish-deputetit Kastriot Islami në polici, pasi nuk mbante maskë.

Në një reagim në rrjetet sociale, nënkryetari i PD, Edi Paloka thotë se kjo është hakmarrja e kryeministrit Edi Rama me Islamin, si kundërshtar i ashpër që pas ikjes nga Partia Socialiste.

“Hakmarres i vogel e i neveritshem. Ja per cfare e perdor policine…,”- shkruan Paloka teksa publikon foton e Ramës dhe të lajmit për shoqërimin e Islamit.

Kastriot Islami u shoqërua pasditen e sotme në polici. Ai u kap pa maskë teksa ecte tek Liqeni Artificial dhe duke mos pasur as kartën e identitetit me vete, u shoqërua në polici.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike shoqerohet ne polici kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll