Politike

Kastriot Islami reagon pas shoqërimit: Jam në shtëpi, po ecja me veshje sportive nga parku… Edi Rama më ndaloi dhe më izo

14 Nëntor 2020, 20:57 Nga DOSJA
Kastriot Islami reagon pas shoqërimit: Jam në shtëpi, po ecja me

TIRANË– Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar pas shoqërimit të tij në polici. Në një postim në faqen e tij në Facebook, Islami ka fajësuar kryeministrin Edi Rama pas shoqërimit të tij në komisariat, sepse nuk mbante maskë.

Ai shkruan se efektivët e kanë marrë me forcë, edhe pse u është prezantuar si profesor Kastrito Islami, por duke qenë se nuk kishte mjet identifikimi me vete, është shoqëruar.

“Jam ne shtepi…! Si cdo dite, po beja ecjen e perditshme me veshje sportive nga parku i Tiranes ne drejtim te shtepise… Gjykoj se ishte Edi Rama qe me ndaloi dhe forcerisht me izoloi ne komisariat per rreth 1 ore e 30 minuta… Sepse ju prezantova qe jam Kastriot Islami dhe perseri perdoren forcen ndaj nje profesori dhe nje figure publike… ! Me shume ndoshta do te sqaroj ne vijim… Falenderoj te gjithe ata miq qe me mbeshteten me telefonata dhe mesazhe,”- shkruan ai në Facebook.

Kastriot Islami u kap teksa ecte pa maskë tek Liqeni Artificial. Islami nuk kishte as kartën e identitetit me vete dhe për pasojë përfundoi në komisariat. Tashmë, atij i janë marrë të dhënat, është gjobitur dhe është lënë i lirë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 20:22

Lirohet nga komisariati Kastriot Islami

TIRANË– Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar.Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit n...