Politike

Akuzat e Ramës ndaj Bashës, ish-kryeprokurori i EULEX: Të pavërteta! Asnjë lidhje me raportin

14 Nëntor 2020, 20:34 Nga DOSJA
Akuzat e Ramës ndaj Bashës, ish-kryeprokurori i EULEX: Të

TIRANË– Kryetari i PD, Lulzim Basha është përfshirë nga një valë akuzash nga kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca që ai drejton lidhur me akuzat e Gjykatës Speciale mbi ish-krerët e UÇK-së dhe rolit të tij si përkthyes pranë UNMIK asokohe.

Por sipas ish-kryeprokurorit të EULEX, John Clint Williamson, gjatë një interviste ekskluzive për RTV Ora dhe gazetaren Besmira Pelushaj, se akuzat ndaj liderit të opozitës në Shqipëri Lulzim si i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve, janë kategorikisht të pavërteta.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja Besmira Pelushaj: Zoti Williamson këtu në Shqipëri ka disa debate, pasi kryeministri Edi Rama akuzon Lulzim Bashën për këtë çështje. Mendoni se janë akuza politike për liderin e opozitës?

John Clint Williamson: Po. Unë nuk dua të hyj në çështje të brendshme politike në Shqipëri ama sugjerimet se z. Lulzim Basha është i përfshirë në hetimin e trafikimit të organeve janë kategorikisht të pa vërteta. Kjo natyrisht është për kohë të ndryshme. Por në kohën që unë isha drejtues i gjyqësorit në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë në 2002, Lulzim Basha punonte në zyrën time si ndihmës i posaçëm dhe oficer ligjor.

Kur ato akuza mu sollën nga një gazetar amerikan gjatë asaj kohe, ne zhvilluam një hetim paraprak, por nuk përparuam shumë në ketë çështje, pasi në atë kohë shumica e atyre akuzave ishin të bazuara në ngjarje që supozohej se kishin ndodhur në Shqipëri dhe ne nuk kishim autoritetin për të zhvilluar hetime aty.

Për këtë gjë fola me kreun e misionit të OKB-së Michael Shiner dhe ai më autorizoi që t’ia kaloja informacionin Karla del Pontes, kryeprokurores së krimeve të rënda për ish-Jugosllavinë. Pra ata e morën çështjen.

Por gjatë kohës që ne në UNMIK po kryenim verifikime, e përjashtova qëllimisht Lulzim Bashën që të përfshihej në hetim. Sepse, siç e thashë ai ishte një ndihmës ligjor pranë meje dhe nuk ishte prokuror.

Gazetarja Besmira Pelushaj: Cili ishte roli i zotit Basha në hartimin e raportit tuaj përfundimtar për këtë çështje?

John Clint Williamson: Në 2014, ai nuk kishte asnjë lidhje me këtë raport, aspak. Unë po kthehem pas në kohë në periudhën kur ai punonte në UNMIK në 2002. Ai nuk kishte asnjë rol në hetim gjatë asaj kohe. Nga viti 2011 deri në 2014 ai ishte një funksionar i qeverisë shqiptare.

Ne nuk kemi komunikuar fare me qeverinë shqiptare në lidhje me ecurinë e hetimit. Pra ai nuk kishte asnjë rol si gjatë kohës që ka punuar në UNMIK dhe as kur ishte kreu i Bashkisë së Tiranës. Pra ai nuk ka pasur asnjë rol në asnjë periudhë kohore kur unë po merresha me këtë çështje.

Marrë nga OraNews

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike john clint williamson john clint williamson

Sondazh

Poll

Politike 14 Nëntor 2020, 20:22

Lirohet nga komisariati Kastriot Islami

TIRANË– Kastriot Islami, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u shoqërua sot në polici është liruar.Islami është lënë i lirë nga efektivët e komisariatit n...