Politike

ME VIDEO/ Kryebashkiaku i Cërrikut nuk pyet për Covid-19, filmohet teksa ja merr valles në kohë pandemie: Duhet pak argëtim

14 Nëntor 2020, 20:14 Nga DOSJA
ME VIDEO/ Kryebashkiaku i Cërrikut nuk pyet për Covid-19, filmohet

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Cërrik, i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit është filmuar teksa hedh valle në dasma, edhe pse gjithë Shqipërinë e ka kapluar pandemia. Në një status në rrjetet sosciale, Genc Sejko ka publikuar një video ku Salla shihet që ia merr valles.

“Zoti Rama! Ti gjobit njerez qe ecin vetem ne rruge me justifikimin se nuk mbajne maska. Ti gjobit dhe shoqeron ne polici njerez qe dalin mbas ores 22.00. Nderkohe, kryetari i Bashkise Cerrik Andis Salla, i dale nga zgjedhjet e tua moniste hedh valle ne kohe pandemie. Tani ti ke dy zgjidhje. Ose shkarko kryetarin e bashkise, ose merri keto masat anti Covid e futi aty ku nuk hyn dielli,”- shkruan Sejko krah videos.

Dhe në fakt, çdo person që është kapur pa maskë është gjobitur, edhe pse në ambiente të hapura. Por siç duket dasmat ku merr pjesë Salla me miq e familjarë janë të paprekshme nga Covid-19.

“Mbas pune duhet pak argëtim me shoqninë,”- shihet e shkruar mbi videon e shpërndarë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike andis salla genc sejko kryebashkiaku i cerrikut merr valle andis salla genc sejko kryebashkiaku i cerrikut merr valle

Sondazh

Poll