Politike

Nuk mbante maskë dhe nuk kishte mjet identifikimi, shoqërohet në polici ish-deputeti Kastriot Islami, lirohet pas një ore: M

14 Nëntor 2020, 19:10 Nga DOSJA
Nuk mbante maskë dhe nuk kishte mjet identifikimi, shoqërohet në

TIRANË– Policia e Tiranës ka shoqëruar në komisariat ish-deputetin e Partisë Socialiste, Kastriot Islami. Mësohet se Islami është pikasur teksa udhëtonte në rrugët e Tiranës pa maskën anti-covid, e cila tashmë është e detyrushme. 

Ish-deputeti është ndaluar nga efektivët, pasi kishte dalë të ecte tek Liqeni Artificial. Mësohet se efektivët që patrullonin në atë zonë, kanë kërkuar llogari nga Islami për mosmbajtjen e maskës, por ky i fundit nuk ka dhënë përgjigje. Në momentin që i është kërkuar karta e identitetit për ta gjobitur me tre mijë lekë, si çdo qytetar që kapet pa maskë, Islami ka thënë se nuk e kishte me vete.

Për pasojë, efektivët e kanë shoqëruar në polici. Siç ka ndodhur edhe me qytetarët e tjerë, Islami është lënë i lirë pasi i janë marrë të dhënat. Një orë pasi u shoqërua, ka lënë ambientet e komisariatit nr.2. Pasi ka mbwrritur nw shtwpi, Islami ka bwrw njw status nw rrjetet sociale, me anw tw tw cilit ka fajwsuar kryeministrin Edi Rama.

Islami shkruan se Rama e izoloi dhe e futi brenda nw komisariat edhe pse iu prezantua se kush ishte.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami kastriot islami shoqerohet ne polici kastriot islami

Sondazh

Poll