Aktualitet

13 Nëntor 2020, 20:28 Nga DOSJA

DURRËS– 294 mijë e 30 euro janë gjetur e sekuestruar nga Policia Kufitare e Durrësit. Paratë, të stampuara me bojë të zezë që shkruante “Bologna” dhe “Bergamo” vinin nga Italia dhe kishin si destinacion qytetin e Lushnjes në Shqipëri. Të paketuara me tufa 50 euroshe, paratë ishin fshehur në disa pjesë të njërin prej kamionëve që bënte rrugën Itali-Shqipëri, dhe në çantën personale të shoferit të kamionit tjetër.

Pasi u futën në portin e Durrësit, dy kamionët ju ushtruan kontrollit rutinë dhe në njërin prej tyre policia pikasi shumën prej 282 mijë e 265 eurosh, të padeklaruara. Shuma u sekuestrua ndërsa në pranga u vu shoferi Ferdinant Murikaj, 29 vjeç, banues në Lezhë.

Duke qenë se të dy kamionët i përkisnin të njëjtës firmë që bënte rrugë të vazhdueshme Itali-Shqipëri-Itali, u kontrollua në mënyrë të imtësishme edhe kamioni tjetër. Por brenda tij nuk gjetën gjë. Pjesa tjetër e parave, 11 mijë e 765 euro ishin futur në çantën personale të shoferit tjetër. Shuma u gjet dhe u sekuestrua, ndërsa Aldo Lika, 34 vjeç dhe banues në Lushnje u procedua penalisht.

Hetimet paraprake kanë zbuluar edhe 36-vjeçarin, pronarin e firmës për të cilin punonin dy shoferët. Erjon Jovani, është shpallur në kërkim dhe pritet të ndalohet për tu marrë në pyetje në lidhje me këtë ngjarje. Policia ka publikuar edhe pamjet ku shihen paratë e paketuara brenda një çante në kamion dhe ajo që u vu re ishte shkrimet që mbanin pakot sipër, që siç duket tregojnë vendin e origjinës. Gjithsesi hetimet për këtë çështje vijojnë. E vetmja gjë që dihet është se kamionët do të udhëtonin drejt qytetit të Lushnjes, ku dhe do të dorëzohej shuma e eurove, por ‘dora’ që do t’i merrte ato, mbetet ende mister.

Dosja.al ka zbuluar detaje për të shkuarën e pronarit të firmës së kamionëve. Erjon Jovani, 36 vjeç, banues në Durrës është një person me precedent penalë. Katër vite më parë, në fund të nëntorit të vitit 2016, policia ndaloi sërish një nga kamionët e firmës së Jovanit, brenda të cilit gjeti 190 kg kanabis. Lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Në pranga u vu Jovani, në atë kohë 32 vjeç bashkë me një person të quajtur Erblin Tuka. Por sërish, pas kësaj ngjarjeje, Jovani ka gjetur mundësinë të vijojë me ‘biznesin’ e tij.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aldo lika durres erjon jovani ferdinant murikaj sekuestrohen 294 mije euro ne portin e durresit aldo lika durres erjon jovani ferdinant murikaj sekuestrohen 294 mije euro ne portin e durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 19:00

TIRANË– Ndryshon ligji! Tashmë në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e ligjit për armët të vitit 2014. Këtë herë janë ...

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 17:24

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Depute...