Aktualitet

Lirohet Klodian Gradeci, ish-drejtori i AKBN-së që u arrestua në Rinas lihet në ‘arrest shtëpie’

13 Nëntor 2020, 19:54 Nga DOSJA
Lirohet Klodian Gradeci, ish-drejtori i AKBN-së që u arrestua në

TIRANË– Klodian Gradeci, ish-drejtori i Hidrokarbureve në Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore, është liruar nga qelia. Mësohet se vendimi është marrë gjatë ditës së sotme, nga Gjykata e Apelit.

Kjo e fundit, ka vendosur që të ndryshojë masën e sigurisë për Gradecin, nga “arrest me burg”, në “arrest shtëpie”. Seancën e kaluar, Gradeci, që akuzohet për abuzim me miliona dollarë, kërkoi mëshirë, duke u shprehur se ishte sëmurë, por Gjykata e la në burg.

Këtë herë siç duket, mbrojtja e ka bërë mirë punën e saj, duke e nxjerrë Grdecin nga qelia.

Gradeci, gjithashtu ish-kreu i Operatorit të Sistemit të Transmetimit në Ministrinë e Infrastrukturës u arrestua pak ditë më parë në Rinas, teksa kthehej nga Turqia.

Sipas Prokurorisë së Tiranës, Gradeci bashkë me dy biznesmenë, të dy pronarë të kompanisë “Phoenix Petroleum” i kanë marrë nga shtetit 1.5 milionë dollarë nga buxheti për shërbime që nuk i kanë kryer. Ky raport ka bërë që administarta të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. Në total dëmi që kanë shkaktuar në mënyrë të drejtpërdrejtë të përfshirit në këtë skemë është llogaritur 1.472.766 USD.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen zyrtaret e akbn klodian gradeci lirohet klodian gradeci skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se arrestohen zyrtaret e akbn klodian gradeci lirohet klodian gradeci skema e mashtrimit te zyrtareve te akbn-se

Sondazh

Poll

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 19:00

TIRANË– Ndryshon ligji! Tashmë në Kuvendin e Shqipërisë ka nisur shqyrtimi i projektligjit për ndryshimin e ligjit për armët të vitit 2014. Këtë herë janë ...

Aktualitet 13 Nëntor 2020, 17:24

TIRANË– Miratohet projektbuxheti për vitin 2021. Komisioni i Ekonomisë miratoi sot projektbuxhetin e vitit 2021, duke bërë dhe disa ndryshime. Depute...