Aktualitet

Brenda “Shefqet Ndroqit”! Dyert e ballkoneve janë të mbyllura, pacientët flasin në telefon me të afërmit, Bala: Kur i

13 Nëntor 2020, 06:25 Nga DOSJA
Brenda “Shefqet Ndroqit”! Dyert e ballkoneve janë të

TIRANË– Disa prej të prekurve nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri lejohet që tëe mbajnë celular në dhomën e tyre të spitalit. Top Channel ka mundur që të futet në ambientet e spitalit Shefqet Ndroqi mbrëmjen e djeshme, duke intervistuar disa prej të sëmurëve. 

Gazetarja Sidorela Gjoni, komunikoi me pacientë të ndryshëm të cilët thonë se gjendja e tyre është e mirë, ndërsa shihet se si dyert e ballkoneve në dhoma janë të mbyllura. Ndërkohë që një nga pacientët që po fliste me të afërmit në telefon.

“Po flas me gruan time në kamerë, po na i lejojnë, unë 5 minuta kam që e kam marrë se më dhembin sytë. S’ma kanë lejuar që ta mbaj gjithë kohën,”-tha pacienti. Ndërkohë gazetarja ka pikasur edhe derën e ballkonit, e cila ishte e mbyllur me kyç.

Shefja nr. 2 e “Shefqet Ndroqit”, Silva Bala, tha se në momentin kur dyert hapen, të sëmurët mbahen në mbikqyrjen e stafit mjekësor, duke mos pranuar që të komantojë vetëvrasjet që kanë ndodhur në spital. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet sanatoriumi vetëvrasjet tek shefqet ndroqi sanatoriumi vetëvrasjet tek shefqet ndroqi

Sondazh

Poll