Masat kufizuese në Shqipëri/ Basha: Nëse e ka lëshuar situatën pa frena, përgjegjësinë për mbylljen e ka vetëm Edi Ram
12 Nëntor 2020, 22:27Nga DOSJA
TIRANË- Kreu i PD, Lulzim Basha i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka folur për fillimin e masave kufizuese që e kanë çuar Shqipërinë tashmë në një orë policore gjatë natës 22:00- 06:00.
Basha thotë se kur merren masa, dhe nuk i dilet, atëhere merren masa shtesë, por kur lëshohet pa frena atëhere përgjegjësinë e ka vetëm Edi Rama.
Për të masat mund të ishin marrë më herë dhe jo kufizuese, por duke bërë testime, trajtime ambulatore, rritje e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve COVID-19 apo mbështetjen ndaj mjekëve e infermierëve.
”Nëse unë i mar të gjitha masat dhe nuk ja dal, duhet të marr masa shtesë. Nëse e kam lëshuar situatën pa frena, të jetojë kush të jetojë, të vdesë kush të vdesë përgjegjësinë e mbylljes e ka vetëm kryeministri. Nëse do kishte bërë testime, trajtimet ambulatore, rritjen e kapaciteteve spitalore, hapjen e spitaleve Covid, mbështetjen për mjekët, infermierët. Ambulancat janë plot, çfarë është kjo tallje. Ka dy zjarre, janë edhe të sëmurët kronikë. Duke qenë se cesura po vepron ndaj profesionistëve, dhe ata mund të mos jenë të gatshëm të dalin bashkë. Të jap unë emrat dhe numrat e profesionistëve të të thonë që sëmundjet infektive dhe kronike në Tiranë janë jashtë loje. Sipas të dhënave nfa FMN, Shqipëria ka shpenzuar më pak për të mbështetur qytetarët ndaj pandemisë. Po flasim për një sëmundje të vërtetë. Nuk kemi ardhur këtu aksidentalisht, kemi ardhur këtu prej dështimit të Ramës.”- tha Basha.
Marrë nga: BW
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është dorëzuar mbrëmjen e sotme para gazetarëve dhe analistëve Enton Abilekaj e Agron Gjekmarkaj. I ftuar në studion e ...
TIRANË- Kryetari i partisë demokratike Lulzim Basha është shprehur se ka ardhur koha për një ndryshim të thellë në vendin tonë si dhe për një rotacion poli...
TIRANË- Kryetari i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka komentuar emërimin e Besart Kadias në detyrën e zv/ministrit të Financave dhe Ekonomisë. I ftuar në...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar krijimin e partive të djatha dhe të majta, ku është ndalur edhe te partia e Jozefina Topa...
TIRANË– Kryeministri është shprehur i prerë për mosmbylljen e shkollave. I pyetur nëse shkollat do të mbyllen njësoj si universitetet, pasi kanë vdekur edh...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe njëherë deklaratat e tij kontroverse në lidhje me mbajtjen e maskave anti-Covid apo jo.I ftuar në “Open”, R...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se e ka lajmëruar që në fillim të pandemisë së Shqipëria do të përballet me krizë financiare. I ftuar në “Open...