Politike

A do dëshmosh në emisionin hetimor parlamentar që propozoi Taulant Balla? Basha: Çështje që i shërben Beogradit!

12 Nëntor 2020, 22:33 Nga DOSJA
A do dëshmosh në emisionin hetimor parlamentar që propozoi

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka propozuar në Kuvend krijimin e një Komisioni të Posaçëm parlamentar për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të Burgjeve të UÇK-së.

I pyetur nga Sokol Balla nëse do të shkojë të dëshmojë në këtë Kosmision, Basha tha se ky ishte një shërbim ndaj Beogradit dhe kurrë nuk do të bëhej pjesë e tyre.

Basha thotë se në vend që kryeministri dhe qeveria të solidarizohen me Kosovën, ai i përgjigjet kërcënimeve të Vuçiçit ndaj Kosovës dhe ringjall akuzat e fabrikuara në Beograd.

Balla: Mund të nisë një hetim parlamentar ndaj kësaj çështje? (për të hetuar pretendimet për ekzistencën në veri të Shqipërisë të Burgjeve të UÇK-së)

Basha: Tjetër cështje që i shërben Beogradit.

Balla: Nëse do ju thërrasin për të dëshmuar do të shkonit?

Basha: Kurrë nuk bëhem pjesë e shërbimeve që Edi Rama i bën Beogradit duke mbajtur në këmbë akuzat e rrëzuara të Serbisë ndaj UÇK-së. Ky është një justifikim për të mbajtur në vëmendjen e publikut ndërkombëtar të diçkaje që është rrëzuar.

Ballës dhe Ramës duhet ti kërkosh të ndalin sot këtë lojë të ndyrë në kurriz të Kosovës. Akuzat janë hedhur poshtë sepse nuk ka pasur dëshmi për krime lufte. Në vend që të solidarizohesh me Kosovën, t’u përgjigjesh kërcënimeve të Vuçiqit ndaj Kosovës, ai ringjall akuzat e fabrikuara në Beograd.

Marrë nga: BW

A.k.dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll