Aktualitet

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Udhëheq kandidati i qeverisë, Blerim Reka i fundit

21 Prill 2019, 06:03 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Udhëheq kandidati i

MAQEDONI E VERIUT– Zgjedhjet presidenciale tashmë kanë hyrë në një fazë shumë deçizive, pasi tashmë po numërohen votat. Deri tani (Ora 21:30) nga Komisoni Shtetror Zgjedhor ka publikuar rezultatet kur janë numëruar 22% të votave.

Sipas këtyre të dhënave deri në këto momente prin kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendaroski me 42.22% të votave, ndërsa kandidatja e VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska – Davkova është me 40.22 % të votave. Kandidati shqiptar Blerim Reka ka fituar 13.59 % të votave.

KANDIDATËT

Në garë ishin tre kandidatë për president, Blerim Reka që mbështetej nga opozita shqiptare, Stevo Pendarovski, i partive në pushtet të udhëhequr nga socialdemokratët e kryeministrit, Zoran Zaev dhe Gordana Siljanovska e opozitës maqedonase, VMRO-DPMNE. Të tre kandidatën janë pretendentët për të zëvendësuar kreun aktual të shtetit, Gjorge Ivanov.

FORMULA E PËRZGJEDHJES

Nëse asnjë kandidat nuk fiton më shumë se 50% të votave dy kandidatët me më shumë vota do të shkojnë në balotazh më 5 maj ku pjesëmarrja e elektoratit duhet të jetë së paku 40% në mënyrë që rezultati të jetë i vlefshëm.

Gjatë ditës së djeshme votuan 1.782 qytetarë të regjistruar që jetojnë jashtë shtetit, në 32 përfaqësi konsullore diplomatike. Po ashtu dje votuan edhe 1.640 persona të burgosur, shtatë persona të shpërngulur brenda vendit dhe 3.583 persona të sëmurë dhe të moshuar.

Marrëveshja e Prespës, reformat, integrimet euroatlantike si dhe shteti qytetar kanë qenë pikat dominuese të fushatës.

Për të ndjekur live numërimin e votave klikoni këtu:

https://rezultati.sec.mk/sq-AL/1/r

(A.B. J.V/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1.8 milionë votues blerim reka gordana siljanovska maqedoni e veriut stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale 1.8 milionë votues blerim reka gordana siljanovska maqedoni e veriut stevo pendarovski zgjedhjet presidenciale

Sondazh

Poll