Aktualitet

I biri iu bë zv.ministër, Ilir Kadia: Ata që fyejnë dhe thonë gjëra të pavërteta pas këtij vendimi, s’mund të jenë

12 Nëntor 2020, 16:34 Nga DOSJA
I biri iu bë zv.ministër, Ilir Kadia: Ata që fyejnë dhe

TIRANË– Ilir Kadia, ish-gazetari i BBC i cili ka shërbyer edhe si këshilltar i ish-kryeministrit Sali Berisha ka reaguar pas lajmeve dhe reagimeve të bëra së fundmi në lidhje me emërimin e të birit si zv/ministër.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Ilir Kadia shkruan se të gjithë ata që përdorin fjalë fyese pas këtij emërimi, nuk mund të jenë miqtë e tij.

Shumë miq Facebook-u mbajnë qëndrim kundër pranimit të detyrës së zëvendës ministrit të financave në qeverinë Rama nga im bir! Janë në të drejtën e tyre! Mirëpo kur këtë qëndrim e shoqërojnë me fjalë fyese dhe të pavërteta të tjera, atëherë nuk mund të jenë miq me mua! Kaq e thjeshtë është! Shëndet të kenë!”- shkruan Kadia.

Besart Kadia u emërua zv/ministër në Ministrinë e Financave. Ai ka dhënë kontributin e tij në Partinë Demokratike dhe njihet si ish-këshilltari i Lulzim Bashës. Me anë të një reagimi zyrtar, Partia Demokratike deklaroi se Kadia është shkarkuar që në muajin nëntor të një viti më parë nga struktura e PD-së.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet besart kadia besart kadia emerohet zv.minister ilir kadia besart kadia besart kadia emerohet zv.minister ilir kadia

Sondazh

Poll