Aktualitet

Ulje e lehtë/ Regjistrohen 8 viktima dhe 410 të infektuar brenda 24 orëve, mes tyre dhe ministrja Anila Denaj, Covid-19 u mer

12 Nëntor 2020, 15:51 Nga DOSJA
Ulje e lehtë/ Regjistrohen 8 viktima dhe 410 të infektuar brenda 24

SHQIPËRI– 598 viktima, 13 mijë e 39 të infektuar aktivë dhe 12 mijë e 574 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit, bëri me dije se kanë ndërruar jetë tetë persona në Shqipëri, duke shënuar një rënie të lehtë të ndjerëve në vend. Mes viktimave, ishin edhe dy vëllezër Osmani, njëri prej tyre avokat.

Një 65-vjeçar nga Kavaja, një 68-vjeçar nga Kurbini, dy 76-vjeçar nga Tirana, një 64-vjeçare dhe një 67-vjeçare nga Elbasani, një 74-vjeçar nga Kuçova, një 80-vjeçar nga Fieri janë personat që kanë ndërruar jetë duke bërë që numri i viktimave të shkojë në 598 në total.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,044 testime, prej të cilave 485 janë testime jnë kryer për arsye depistimi. Mes tyre kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 410 qytetarë, përfshirë edhe ministren Anila Denaj.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 265 raste në Tiranë, 15 në Durrës, 13 në Elbasan, 12 në Shkodër, 10 në Korçë, 9 në Sarandë, 8 në Gramsh, nga 7 raste në Lushnje, Vlorë, Mat, Pogradec, 6 në Vlorë, 5 në Kuçovë, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Devoll, nga 3 raste në Fier, Tropojë, Berat, Tepelenë, Dibër, Malësi e Madhe, nga 2 raste në Kukës, Mallakastër, Gjirokastër, nga 1 rast në Përmet, Kurbin, Lezhë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 373 pacientë, 17 në terapi intensive, nga të cilët 4 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 81 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,574 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të respektojnë rregullat e higjienës, distancimit fizik dhe mbajtjen e maskës në çdo ambient jashtë shtëpisë. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet të gjithë qytetarëve që janë të konfirmuar ose në pritje të përgjigjes së testit, të qëndrojne të izoluar, duke respektuar detyrimin e vetekarantinimit. Për çdo shenjë të sëmundjes duhet të kontaktoni mjekun tuaj të familjes. Nëpërmjet linjës së gjelbër falas 0800 40 40 mund të lidheni me mjekun e familjes dhe të merrni informacionin e nevojshëm për COVID19. Urgjenca Kombëtare është 24/7 në shërbim të pacientëve. Telefononi 127 nëse dyshoni se jeni të prekur nga Covid19 dhe për çdo urgjencë mjekësore.

COVID-19 – Statistika (12 Nëntor 2020)

Raste të reja ditore       410

Të shëruar ne 24 orë   81

Të shtruar në spitale       373

Humbje jete në 24 orë       8

Testime ditore           2,044

Testime totale      148,232

Raste pozitive       26,211

Raste të shëruara        12,574

Raste Aktive            13,039

Humbje jete         598

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             6461

Durrës             1113

Fier                   979

Korçë              793

Shkodër            754

Elbasan             667

Lezhë                550

Vlorë             566

Berat             383

Kukës                 307

Gjirokastër        331

Dibër               135

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e koronavirusit ne shqiperi

Sondazh

Poll