Aktualitet

“Dje isha me ethe, por sot…”! Kryepeshkopi tregon simptomat e Covid-19: Kam dobësi me mushkëritë, vuaj prej vitesh nga

12 Nëntor 2020, 15:29 Nga DOSJA
“Dje isha me ethe, por sot…”! Kryepeshkopi tregon simptomat e

TIRANË- Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ditën e sotme pas infektimit  me koronavirus të kryepeshkopit, Anastas Janullatos ka treguar dhe simptomat me të cilat po përballet ky i fundit. Në një postim në rrjetet sociale teksa i ka uruar shërim të shpejtë, kryepeshkopit që mbrëmjen e djeshme mbërriti në Athinë për të marrë kurim të specializuar, kanë publikuar  edhe mesazhin e Janullatos pak para largimit në Tiranë ku ka treguar se ka probleme në mushkëri dhe prej disa vitesh vuan nga astma. Ditën e djeshme pak para se të nisej drejt Greqisë ai ka thënë se ka disa simpotma të lehta duke shtuar se ka mungesë në frymarrje pasi prej vitesh vuan nga astma.

Ndërkohë Kisha në statusin e saj shkruan ndër të tjera shkruan për Kryeepeshkopin:   “Ju duam dhe sepse Kisha ka nevojë”.

Postimi i plotë i Kishës Orthodhokse AutoqefaleLajm që preku zemrat e besimtarëve. Sikundër është e natyrshme, lajmi për infektimin nga Covid-19 i Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit të Tiranës, Durrësit dhe të Gjithë Shqipërisë, Anastasit, ka prekur zemrat e besimtarëve, të cilët i urojnë shërim sa më të shpejtë dhe luten për të. Gjithashtu, kjo tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, që e pasqyruan si lajmin ashtu edhe fjalët e ndjera të Kryepiskopit.

Në lajme e komente është folur edhe për figurën e tij si hierark e shkencëtar dhe në veçanti duke theksuar veprën e jashtëzakonshme të ringritjes nga hiri i ateizmit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, si kurora e gjithë jetës së Tij të gjatë në hierapostullim të popujve.

Kryepiskopi pak para largimit nga Tirana, për në Spitalin “Evangjelismos” të Athinës, tha midis të tjerash: “… Mendoj se të bëhesh pjesëmarrës, qoftë edhe në këtë mënyrë, në dhimbjen e përbashkët, është dhuratë Perëndie. Mos ta përballojmë gjithmonë si një gjë të vështirë. Janë disa simptoma të lehta. Dje vështirësia ishte më e madhe. Kam një farë dobësie me mushkëritë, prej shumë vitesh kam astma. Besoj se do ta kalojmë.

Dje ishte me ethe, por sot jemi mirë. Sot në drekë, besoj pasdite, do të jem tek “Evangjelismos”… është një spital i njohur për mua, sepse kemi përballuar edhe herë të tjera vështirësi dhe i kapërcyem.

Dhe mos u ligështoni, mos u mërzisni. Do të kalojë. “Edhe nëse rrojmë, edhe nëse vdesim të Zotit jemi”. Përbëjnë një ngushëllim të madh këto fjalë për të gjithë ne.”

Kryepiskopi ka marrë shumë urime për shërim të shpejtë nga besimtarë dhe personalitete të vendit tonë, si dhe nga primatë, hierarkë të Kishave dhe personalitete nga jashtë, ku veçojmë mesazhin e menjëhershëm të Patriarkut Ekumenik:

Fortlumturi dhe vëlla fort i dashur, Lutjet tona ju shoqërojnë gjatë fluturimit Tuaj… dhe gjatë kurimit Tuaj aty, për të cilin urojmë të jetë afatshkurtër dhe rezultativ: sepse ju duam dhe sepse Kisha ju ka nevojë. Urojmë të vazhdoni për shumë vite akoma kontributin Tuaj krijues dhe mirëbërës për Krishterimin dhe për njerëzimin, për lavdi të Perëndisë. Fortlumturi, të shkuara!

Ju përqafojmë me përshëndetje të shenjtë, Vëllazërisht më Zotin, Patriarku Vartholome.

Kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Anastasi Janullatos është infektuar me koronavirus ditën e djeshme, ku dhe gjendja e tij është përkeqësuar, duke bërë që ai të niset me urgjencë drejt vendit fqinj.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet anastas janullatos koronavirusi ne shqiperi anastas janullatos koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll