Aktualitet

Flet Milaim Bellanica, një nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të kosovarëve: Videot ia dhashë

12 Nëntor 2020, 14:29 Nga DOSJA
Flet Milaim Bellanica, një nga dëshmitarët që panë me

TIRANË– Milaim Bellanica është njëri nga dëshmitarët që panë me sytë e tyre trajtimin çnjerëzor të popullatës civile në Kosovë nga ushtria serbe në Krushë të Madhe të Rahovecit. Por, ndryshe nga të tjerët, Milaimi mori guximin që të gjironte ngjarjen makabre me shpresën se në të ardhmen do të përdorën kundër Serbisë.

Gjatë marsit të 99-ës, me kamerën e tij arriti t’i xhirojë 30 viktima të djegura e masakruara në pesë lokacione të ndryshe të fshatit, poashtu dëshmi të ushtarëve që tregonin se synonin që në Krushë të Madhe të shkaktonin 500 viktima.

Por, këto xhirime asnjëherë nuk përfunduan aty ku duhet. Gjatë qëndrimit në Kukës, një ekip i rrjetit televiziv britanik, BBC-së kishin rënë në kontakt me të, ku kishin transmetuar vetëm 2 minuta nga xhirimet.

Si rrjedhojë, atë e kishte takuar Lulëzim Basha i cili i kishte kërkuar materialin.

Lulzim Basha është prezantuar që unë jam punëtor i gjyqit të Hagës, këtë dëshmi më mirë t’ruhen te ne sesa ti, dhe unë atë besim e kisha se ata e ruajnë më mirë, nuk e mendova se do e manipulojë. Një herë jam takuar drejtpërsëdrejti me të, dy herët e tjera as nuk më kanë lejuar që të hyjë në zyrën e tij. Kur e kam takuar më ka thënë “Po”, e thirri Raxhën, vjen Raxha ta jep kasetën dhe je i lirë, as s’më njeh as të njoh, dhe pastaj as më ka thirrë asgjë,”– thotë ai.

Ai tregon se pas luftës është takuar vetëm një herë me të me qëllimin e vetëm që t’i siguronte dëshmitë. Krusha e Madhe mbetet një ndër vendet ku forcat ushtarake dhe paramilitare serbe kryen një prej masakrave më të mëdha gjatë luftës.

Në këtë masakër makabre u vranë 243 persona, prej të cilëve 63 personave ende nuk u janë gjetur trupat.

Marrë nga Top Channel

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet milaim bellanica milaim bellanica

Sondazh

Poll