Aktualitet

OFL kërkon llogari për pasuri nga 4 të dënuarit në Gjirokastër dhe Përmet, mes tyre dhe një grua

12 Nëntor 2020, 13:04 Nga DOSJA
OFL kërkon llogari për pasuri nga 4 të dënuarit në

TIRANË– Operacioni Forca e Ligjit iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë katër të dënuarve në Gjirokastër e Përmet.

Mësohet se duhet të përgjigjen brenda 48 orëve pranë OFL-së të dënuarit Dermush Buzheri, Tatiana Gjini, Zhuljen Bezati, Gazmir Muhaj.

Njoftimi i OFL:

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: D.B., banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; T.Gj., banuese në Gjirokastër, e dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”; Zh. B., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”; G.M., banues në Përmet, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dermush buzheri gazmir muhaj ofl tatiana gjini zhuljen bezati dermush buzheri gazmir muhaj ofl tatiana gjini zhuljen bezati

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2020, 09:26

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdini drejt Italisë.Brenda datës 25 nëntor 61 vjecari do të niset drejt Italisë. Ai u arre...