Aktualitet

Shtimi i rasteve, hapet shërbimi ditor i urgjencës për rastet Covid në Gjirokastër

12 Nëntor 2020, 12:46 Nga DOSJA
Shtimi i rasteve, hapet shërbimi ditor i urgjencës për rastet

TIRANË– Ditën e sotme është hapur shërbimi ditor i urgjencës për rastet me koronavirus, në Gjirokastër. Ambienti i pajisur me të gjitha aparaturat e nevojshme për rastet Covid u vjen në shërbim ditor rasteve të rënda të të prekurve, të cilët më pas nisen drejt Tiranës.

Parashikimet janë që në rast nevoje ky ambient do të transformohet në repart Covid.

Nevoja ka lindur pas shtimit të rasteve me ritme të shpejta në Gjirokastër.

Sot një 35-vjeçare nga Lazarati u nis për trajtim të specializuar në Turqi, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas prekjes nga virusi Covid-19.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid ne gjirokaster covid ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2020, 09:26

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdini drejt Italisë.Brenda datës 25 nëntor 61 vjecari do të niset drejt Italisë. Ai u arre...