Aktualitet

Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, lirohen nga burgu tre autorët e dyshuar

12 Nëntor 2020, 11:50 Nga DOSJA
Atentati me tritol ndaj Lulzim Kullës, lirohen nga burgu tre autorët e

TIRANË– Gjykata e shkallës së parë në Shkodër ka liruar nga paraburgimi tre shtetasit e dyshuar fillimisht si atentatorët e shpërthimit me tritol ndaj Lulzim Kullës, ngjarje e ndodhur në 13 janar 2018 në qytetin e Shkodrës.

Endri Çopja është lënë me masën e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa dy të tjerët Argel Lulaj dhe Serxho Teta me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Fillimisht Endri Çopja dhe Argel Lulaj kanë qenë nën hetim për veprat penale “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentative”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shkatërrim të pronës me eksploziv”.

Për Endri Çopjen vepra penale është zbutur në “sigurimi i kushteve dhe mjeteve per te kryer vrasjen” ndërsa Argel Lulaj është vërtetuar se ka qenë të nesërmen e ngjarjes për të marrë makinën bashkë me shokun e tij Çopja ndërsa Serxho Teta nuk ka qenë asnjëherë në Shkodër. Endri Çopja ka deklaruar gjatë seancave se i ka sjellë motorrin një personi me emrin Toni pasi ky i fundit ja ka kërkuar për ta blerë.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim kulla lulzim kulla

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2020, 09:26

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdini drejt Italisë.Brenda datës 25 nëntor 61 vjecari do të niset drejt Italisë. Ai u arre...