Aktualitet

Dritan Dajti shkon në QSUT, bën ndërhyrje kirurgjikale, rikthehet në spitalin e burgut brenda ditës

12 Nëntor 2020, 10:39 Nga DOSJA
Dritan Dajti shkon në QSUT, bën ndërhyrje kirurgjikale, rikthehet

TIRANË– Dritan Dajti iu është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në ambientet e QSUT.

Dajti i cili është dënuar për vrasjen e 4 policëve, u paraqit nën masa të rrepta sigurie, ku mjekët kanë kryer operacionin për gurët në veshka.

Operacioni është kryer brenda ditës, dhe duke parë gjendje shëndetësore të mirë të Dajtit, ai është dërguar përsëri në spitalin e burgut, për rehabilitim.

Dritan Dajti, autor i vrasjes së katërfishtë ndodhet në burgun 302, fatlum pasi Gjykata vendosi t’ja hiqte burgimin e përjetshëm, dhe t’ja konvertojë atë në vetëm 25 vite burg. Tashmë, Dajtit i kanë mbetur vetëm 15 vite. Dajti ekzekutoi në plazhin Iliria në vitin 2009 në Durrës, 4 policë. Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Freskaj dhe Sajmir Duçkollari u vranë më 7 gusht të vitit 2009, kur Forcat Operacionale shkuan të arrestonin Dritan Dajtin, i cili asokohe ishte shpallur në kërkim për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo. Një “xhiro” në ish-Bllok e Dritan Dajtit, u ka kushtuar “kokën” drejtuesve të burgut të Peqinit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dritan dajti behet operacion dritan dajti behet operacion

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Nëntor 2020, 09:26

TIRANË– Ministria e Drejtësisë ka firmosur ekstradimin e Bujar Sejdini drejt Italisë.Brenda datës 25 nëntor 61 vjecari do të niset drejt Italisë. Ai u arre...