Politike

Jozefina Topalli: Në fillimet e PD-së ne jepnin rrogën për partinë, askush nuk pyeste për interesa personale

11 Nëntor 2020, 20:53 Nga DOSJA
Jozefina Topalli: Në fillimet e PD-së ne jepnin rrogën për

TIRANË– Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka treguar për fillimet e saj në Partinë Demokratike.

E ftuar në emisionin “Aktualitet”, Topalli tha se në fillimet e saj në selinë blu, gjithsecili prej anëtarëve e investonin edhe rrogën në parti, dhe se asnjëri nuk pyeste për interesa personale.

E vërteta është liria ime dhe e secilit prej nesh. Nëse nuk i qëndrojmë të vërtetave, nuk jemi këto që jemi. Kam qenë 32 vjeçe kur filluam opozitën e ’97-ës dhe në PD kishte një numër që përfundonte me gishtat e një dore dhe lëvizja në të gjithë Shqipërinë për të ngritur PD bashkë me të tjerë nën drejtimin e Berishës. Jo të mendonim të përfitonim për interesa personale, por jepnim edhe atë që kishim të fundit që ishte rroga me të cilën mbanim familjen, kështu që nuk ka lidhje ajo opozitë me situatat aktuale,”- tha Topalli.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike jozefina topalli jozefina topalli

Sondazh

Poll