Aktualitet

Ogerta Manastirliu tregon kapacitetet: Mund të presim edhe 550 pacientë në spitalet Covid, katra dhe rajonalet janë gati të

11 Nëntor 2020, 21:51 Nga DOSJA
Ogerta Manastirliu tregon kapacitetet: Mund të presim edhe 550

TIRANË– Ministria e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se në spitalet Covid ka ende edhe 550 shtretër të lirë. Në një lidhje me Skype në “Open”, Manastirliu tha se në momentin që do të jetë e nevojshme, do të vihen në dispozicion edhe spitali Covid 4 dhe rajonal.

Më lejoni që të them që ne disponojmë kapacitetet për të pritur 550 pacientë në spitalet e dedikuara për COVID-in. Mjeku është i informuar si pjesë e punës dhe e falenderoj për angazhimin, si një mjek që ka vlera të veçanta në këtë luftë, si përcjellës i zërit të tij. Në skenarët tanë të hapjes së zgjerimit të kapaciteteve në rast se do të ketë një zgjerim, futet në funksion spitalet rajonale janë 1.600 shtretër në total, janë të gatshëm, me aparatura mjekësore dhe ekipe mjekësore të trajtuara në vazhdimësi. Spitalet janë të hapura doktor Mezini, spitalet janë të lira, ka hapje spitalesh për nevoja për të pasur më shumë kapacitete kur të jetë nevoja. Siç u hap COVID-3 dhe që ka një kapacitet 150 shtretër, po ashtu është gati katra për t’u hapur, edhe spitalet rajonale duhen hapur,”- u shpreh Manastirliu.

E pyetur në lidhje me të infektuarit në Shqipëri, Manastirliu tha se Shqipëria ka nivelin e të infektuarve më të ulët në rajon.

“Situata ëshë dinamike. Numërohën 177 të infektuar për 100 mijë banorë. Shifra është më e ulët se të gjithë vendet e tjera të rajonit,”– tha Manastirliu.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll