Aktualitet

Tërmeti në Maqedoninë e Veriut ‘tundi’ edhe në vendin tonë/ Qendrës Europiane ‘i bie’ faqa nga përdoruesit e pani

11 Nëntor 2020, 07:00 Nga DOSJA

TIRANË– Duket se shqiptarët kanë më shumë frikë nga tërmeti sesa nga pandemia e koronavirusit. Mëngjesin e sotëm, një tërmet ka lëkundur Maqedoninë e Veriut por është ndjerë edhe në Shqipëri. Të gjithë ata që e kanë ndjerë, duket se janë futur për më shumë detaje tek faqa europiane e tërmeteve EMSC e cila është jofunksionale për momentin.

Njëra prej ndjekësve, e cila ka kontrolluar faqen ka kuptuar se lëkundjet janë ndjerë edhe në Shqipëri, pasi faqja nuk punon. Ndërsa shënimi i saj në Twitter, është parë dhe replikuar nga vetë ESMC, të cilët kërkojnë ndjesë.

Komentuesja: Ju e dini që ka pasur një tërmet në/afër Shqipërisë kur faqja EMSC bie. Na falni

ESMC: Uebfaqja dhe aplikacionet tona kanë rënë pas trafikut të madh të gjeneruar nga ky tërmet, i cili ndodhi afër Gostivarit. Ne po bëjmë më të mirën për t’i rifilluar shërbimet tona dhe të kërkojmë falje. Thjesht për të shpjeguar edhe pse nuk është një justifikim: Ky tërmet u ndje në disa nga vendet ku aplikacioni LastQuake është shumë i popullarizuar: Shqipëri, Maqedoni e Veriut, Greqi … Në Shqipëri vetëm ka më shumë se 200 000 përdorues. Besoni mua që është e vërtetë sfidë. Ndjesë sërish dhe qëndroni të sigurt.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5 të shkallës Rihter që është ndjerë mëngjesin e sotëm ka qënë fshati Leunovo të Mavrovës, ndërsa dridhjet janë ndjerë edhe përreth.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet esmc termet ne maqedoni esmc termet ne maqedoni

Sondazh

Poll