Sot Shqipëria në karantinë! Covid-19 mbyll katër gjykata dhe infekton 128 arsimtarë brenda 24 orëve, shënohen 11 viktima
11 Nëntor 2020, 06:42Nga DOSJA
TIRANË– Nis mbyllja e dytë për Shqipërinë prej pandemisë së koronavirusit. Masat për të frenuar përhapjen e koronavirusit kanë hyrë në fuqi ditën e sotme deri më 2 dhjetor. Siç edhe u lajmërua më herët nga Dosja.al, duke nisur nga sot bizneset e llojit bare apo restorante, pas orës 22:00 do të duhet të mbyllin dyert deri në orën 06:00 për çdo ditë, dhe gjithashtu nuk lejohet as qarkullimi i qytetarëve. Masat ndëshkuese që do të merren për ata që nuk i binden karantinës, do të jenë të njëjtat me ato të lëshuara në aktin normativ të datës 25 mars.
Dosja.alka shpjeguar me detaje edhe mënyrën e marrjes së lejes së posaçme nga çdo person që do t’i duhet të lëvizë pas orës 22:00-06:00 deri në datën 2 dhjetor, ditë kur dhe përfundon karantina e pjesshme. Për ta marrë këtë leje, duhet të logoheni në llogarinë tuaj në portalin ‘E-Albania’ dhe të klikoni në opsionin ‘leje për dalje’. Pasi të zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”, klikoni butonin “Përdor” e më pas përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;
Në rast se ju nevojitet leje për punë:
– Përzgjidhni opsionin “Leje për punë”; – Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit “Me mjet” ose “Pa mjet” – Në rast se do të përzgjidhni opsionin “Qarkullim me mjet”, nëse mjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje; – Nëse mjetinuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së tij me të cilin do të kryeni lëvizjen; – Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj; – Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative – Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës; – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:
– Përzgjidhni opsionin “Leje për arsye të domosdoshme”; – Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes; – Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me mjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e tij: Targën dhe numrin e shasisë ; – Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania – Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën “Hapësira Ime” duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.
Edhe bilanci i Covid-19 sa vjen e rëndohet. Sot janë shënuar 11 vitkima të tjera, mes tyre edhe 69-vjeçari që një ditë më parë, mori vendimin të vetëhidhej nga Spitali Infektiv. Deri më tani në Shqipëri janë shënuar gjithsej 590 viktima dhe 12 mijë e 718 të infektuar aktivë. Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,384 testime, prej të cilave 520 janë testime janë kryer për arsye depistimi dhe 507 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 363 pacientë, 18 në terapi intensive, nga të cilët 5 të intubuar. Në 24 orët e fundit janë shëruar 140 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,493 që nga fillimi i epidemisë.
(k.m;f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj është shprehur se shumë prej bizneseve i kërkojnë që Komiteti Teknik i Ekspertëve t’i mbyllë. I...
TIRANË– Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka lëshuar një gafë mbrëmjen e sotme në lidhje me masat e marra që futen nesër në fuqi.E pyetur ng...
TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli është ankuar për mungesën e vëmendjes mbrëmjen e sotme.E ftuar në “Opinion”, Rakacolli iu ankua mo...
TIRANË– Mjeku Kita Sallabanda është shprehur se në Spanjë mjekimi i Covid-19 kushton shumë më pak se në Shqipëri dhe bëhet me medikamentë të thjshta si par...
TIRANË– Mjeku i Urgjencës Kombëtare, Ilir Allkja, thotë se raportimet ditore për Covid nga Ministria e Shëndetësisë nuk janë aktuale dhe nuk tregojnë...
TIRANË– Esmeralda Kane, vajza e pacientit 69-vjeçar që sot tentoi vetëvrasjen pasi u vetëhodh nga dritarja e spitalit ‘Infektiv’ ka treguar detaje p...
TIRANË-Policia ka bërë me dije se një aksident ka ndodhur në rrugën “Sokrat Miho” në Tiranë. Sipas raportit të policisë personi me iniciale A.K 33 vje&cced...
TIRANË- Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari ka folur në lidhje situatën e pandemisë së Covid-19 në vend. Në një postim në Facebook, Hajdari ka ...
BERAT– 6 persona janë infektuar me koronavisur në 24 orët e fundit në Berat. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se mes të prekurve janë 3 mësues, 2 efektivë po...