Aktualitet

Akuzat e PD-së për mugesë testimesh, ISHP-ja: Shqipëria ka numrin më të lartë të tamponëve se Kosova, Maqedonia dhe Mal

10 Nëntor 2020, 15:18 Nga DOSJA
Akuzat e PD-së për mugesë testimesh, ISHP-ja: Shqipëria ka

TIRANË– ISHP-ja u është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike, pas akuzave të vazhdueshme për mungesën e testimeve. Përmes një njoftimit, ISHP-ja bëri me dije se Shqipëria, sipas statistikave ka numrin më të lartë të testimeve se sa Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

“Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nuk përfshin testet në privat në këto raportime, përveç rasteve për konfirmim diagnoze ne ISHP. Në shifrat e fundit raportuar në 24 orët e fundit Shqipëria ka numrin më të lartë të testimeve, nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i zi. Pavarësisht akuzave të vazhdueshme për numër të ulët testimesh, shifrat dëshmojnë të kundërtën, ku Shqipëria ka 1967 testime për 24 orët e fundit, Kosova 1712 testime, Maqedonia 1293 tëstime dhe Mali i Zi  966 testime,”- shkruhet në deklaratën e ISHP-së.

Statistika 9 Nëntor 2020 për vendet e rajonit
Shqipëria
Raste të reja ditore 525
Të shëruar ne 24 orë 111
Të shtruar në spitale 360
Humbje jete në 24 orë 12
Testime ditore 1967

Kosova
Raste të reja ditore 637
Të shëruar  në 24 orë 104
Humbje jete në 24 orë 13
Testime ditore 1712

Maqedonia
Raste të reja ditore 515
Të shëruar ne 24 orë 1194
Të shtruar në spitale 998
Humbje jete në 24 orë  20
Testime ditore 1293

Mali i Zi
Raste të reja ditore 357
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore  966

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ishp testimet per covic ne shqiperi ishp testimet per covic ne shqiperi

Sondazh

Poll