Aktualitet

I shoqi tentoi vetëvrasjen, gruaja e Reshat Grendit nuk di ende asgjë, s’e ndez as televizorin për shkak të një fatkeqës

10 Nëntor 2020, 14:45 Nga DOSJA
I shoqi tentoi vetëvrasjen, gruaja e Reshat Grendit nuk di ende asgjë,

TIRANË– Gruaja e Reshat Grendit, pacientit që tentoi vetëvrasjen duke u hedhur nga kati i tretëi Infektivit mesditën e sotme, nuk ka ende dijeni për lajmin. Ajo nuk ka ndezur as televizorin për shkak të një fatkeqësie që u ka ndodhur një javë më parë dhe po mbajnë zi si familje. 

Ndërsa një i afërm i pacientit që aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve shprehet gjithashtu se ende nuk kanë marrë vesh detaje në lidhje me ngjarjen. Ai tregon se Grendi ishte nisur ditën e djeshme në spital ndërsa shton se vjen nga një familje e qetë pa probleme ekonomike dhe familjare. Sipas të afërmit, problemi qëndron në Tiranë, dhe aty i kanë bërë diçka 69-vjeçarit, sepse askush nuk e dinte që ai ishte i infektuar me Covid-19. 

“E kam kushëri të dytë. Dje iku në spital dhe e çuan me ambulancë direkt për Tiranë. U habitëm sepse ishte në rregull. Vetëm kishin pension me të shoqen. Ne nuk morëm vesh që ishte i prekur. Dje e morëm vesh. Ai ishte shumë njeri i mirë dhe i rregullt. Nuk kishte probleme ekonomike. E shoqja është vetëm aty. Nuk e di nëse ka njeri tjetër apo jo. Në shtëpi është ajo. Ka marrë mjekim edhe në spital ai. Nuk e dinim se ishte me Covid. Dje e kishin çuar në Tiranë. Me sa di nuk kishte sëmundje tjetër. Ai ishte i rregullt. Nuk kishte probleme as ekonomike asgjë. Nuk e di se çfarë medikamenti i kanë dhënë doktorët. Për atë mbajnë përgjegjësi ata. Kishte 4 ditë që ikte dhe vinte në spitalin e Fierit, nga aty në Tiranë, por nuk ishte rëndë. Dje shkoi në Tirane, ndërsa sot u hodh, s’e besojmë dot. Njeri i rregullt, pa probleme ekonomike. Nuk dimë çfarë ka ndodhur, po ngremë supet përpjetë, nuk e kuptojmë pse. Familja e tij është në zi, përpara 1 jave patën një vdekje dhe nuk e ndezin televizorin. Ishte njeri me ekonomi të mirë, fëmijët i kishte në emigracion. Ishte mirë kur shkoi në Tiranë, diçka i bënë aty, problemi është në Tiranë,”- është shprehur ai.

69-vjeçari u hodh mesditën e sotme nga kati i tretë i Infektivit. Ai kishte ardhur dje nga Fieri dhe pas shtrimit në Tiranë kishte marrë vesh që ishte i infektuar me Covid-19. QSUT-ja deklaroi se mjekët po përpiqen ta shpëtojnë, ndërsa ministrja Manastirliu shtoi se nuk i ka munguar ndihma mjekësore, por nuk dinë çfarë e ka shkaktuar pacientin të kryejë këtë akt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet hidhet pacienti nga infektivi reshat grendi hidhet pacienti nga infektivi reshat grendi

Sondazh

Poll