Aktualitet

Greqia vendos ushtrinë në ishullin pranë Shqipërisë, ARTIKULLI në media: Do të rrisë sovranitetin

10 Nëntor 2020, 14:56 Nga DOSJA
Greqia vendos ushtrinë në ishullin pranë Shqipërisë,

GREQI- “Ne jemi kudo për atdheun,”-kështu  thotë një nga parullat më të famshme të Ushtrisë greke. Mediat greke kanë bërë me dije se Greqia ka vendosur për herë të parë prezencë ushtarake në ishullin e Othonoit, që është afër ujërave territoriale shqiptare në Detin Jon.

“Ta Nea” thotë se puna për të vendosur postën ushtarake në këtë ishull ka nisur edhe si kërkesë e vazhdueshme e 400 banorëve të tij, edhe pse nuk ka asnjë kërcënim, ndryshe nga skaji i saj lindor.

Në këtë zonë mund të mos ketë rrezik dhe kërcënim të përhershëm si në kufijtë lindorë, por prania e Ushtrisë do të marrë një rëndësi të veçantë. Kjo sepse qeveria është e orientuar në periudhën e ardhshme të rrisë sovranitetin grek duke shtrirë ujërat tona territoriale në Jon në 12 milje,”-shkruhet në artikull. 

Ndërkohë Shqipëria dhe Greqia kanë rënë dakord që t’i drejtohen Gjykatës së Hagës për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike. Vendimi u bë publik nga kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, gjatë vizitës që ky i fundit bëri në Shqipëri.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet greqia merr 12 milje nga deti jon greqia merr 12 milje nga deti jon

Sondazh

Poll