Sport

Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri, “BBC” tregon hipotezën e mundshme

9 Nëntor 2020, 19:55 Nga DOSJA
Angli-Islandë mund të luhet në Shqipëri, “BBC”

ANGLI-Shqipëria mund të presë ndeshjen Angli-Islandë. Kjo është ajo çfarë bën të ditur media prestigjoze “BBC”. Të mërkurën e ardhshme pritet të luhet ndeshja e Ligës së Kombeve dhe kjo për shkak se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ka marrë një vendim për të ndaluar fluturimet nga Danimarka drejt Anglisë, për shkak të shqetësimeve që janë duke qarkulluar së fundmi rreth një lloji të ri të koronavirusit, që pretendohet se është përhapur së fundmi.

Ky vendim ka shkaktuar një situatë kaotike, pasi Islanda më datë 15 nëntor do të luajë kundër Danimarkës në Copenhagen dhe është detyruar të fluturojë direkt drejt Anglisë. Federata Shqiptare e Futbollit është e gatshme të sigurojë një vend neutral, njësoj siç ndodhi në takimin Azerbajxhan-Qipro, përballje që u luajt në “Elbasan Arena”. Kjo çështje është duke u shqyrtuar edhe nga UEFA, teksa vendimi përfundimtar pritet të merret ditët e ardhshme.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport angli islande liga e kombeve angli islande liga e kombeve

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 15:05

Gaz Demi: Fitorja ndaj Kukësit, për Koço Devolen

TIRANE – Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme me Kukësin në transfertë. Presidenti i të kuqve, Gazment Demi, ka shfrytëzuar momentin për një dedikim p...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:28

Daja: Fituam, por kemi ende probleme në organizim

SHKODER – Në përfundimt të takimit mes Kukësit dhe Partizanit, ku të kuqtë arritën të fitonin 2-0, trajneri Ilir Daja sigurisht që është shprehur i kënaqur për ...