Sport

Koronavirusi prish planet e Edy Reja-s, tekniku italian detyrohet të ndryshojë listën e të grumbulluarve

9 Nëntor 2020, 18:05 Nga DOSJA
Koronavirusi prish planet e Edy Reja-s, tekniku italian detyrohet të

SHQIPËRI-Kombëtarja shqiptare ka nisur përgatitjet për tre ndeshjet e muajit nëntor, por lista kuqezi do të ketë ndryshime për shkak të pandemisë COVID-19 dhe problemeve e janë hasur me klubet.Një pjesë e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Edoardo Reja i janë bashkuar tashmë skuadrës dhe kanë nisur stërvitjen, ndërkohë që disa të tjerë pritet të vijnë sot në mbrëmje dhe nesër. Situata pandemike dhe masat kufizuese të vendeve të ndryshme kanë sjellë probleme edhe për kuqezinjtë.

Zyra e shtypit të FSHF-së bën me dije se mbrojtësi Lorenc Trashi nuk mund të bashkohet me skuadrën pikërisht për shkak të masave kufizuese në Kuvajt, ku aktivizohet aktualisht lojtari. Gjithashtu, edhe mbrojtësi tjetër, Marash Kumbulla është në dilemë për shkak se autoritetet shëndetësore italiane i kanë kërkuar të gjithë lojtarëve të Romës që të qëndrojnë momentalisht në karantinë pas daljes pozitiv të një prej lojtarëve të këtij klubi.

Gjithsesi, FSHF është kontakt të vazhdueshëm me dy klubet për të marrë informacione të mëtejshme për situatën e dy futbollistëve. Sakaq, konfirmohet edhe mungesa e sulmuesit Giacomo Vrioni, i cili është dëmtuar. Në këto kushte trajneri Reja ka vendosur të thërrasë dy mbrojtësit e Tiranës, Erion Hoxhallari dhe Marsel Ismajlgeci, të cilët janë vënë menjëherë nën urdhrat e stafit teknik kuqezi.

Edhe Klaus Gjasula pritet të humbasë miqësoren me Kosovën, pasi do të bashkohet me grupin ditën e premte, 13 nëntor. Për pjesën tjetër të grupit nuk ka probleme dhe deri të martën në mëngjes të gjithë do të jenë në gatishmëri.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport shqiperia trashi shqiperia trashi

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 15:05

Gaz Demi: Fitorja ndaj Kukësit, për Koço Devolen

TIRANE – Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme me Kukësin në transfertë. Presidenti i të kuqve, Gazment Demi, ka shfrytëzuar momentin për një dedikim p...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:28

Daja: Fituam, por kemi ende probleme në organizim

SHKODER – Në përfundimt të takimit mes Kukësit dhe Partizanit, ku të kuqtë arritën të fitonin 2-0, trajneri Ilir Daja sigurisht që është shprehur i kënaqur për ...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:36

Largohet trajneri i Laçit Armando Cungu

LAC – Duket se i kanë mjaftuar vetëm dy javë presidentit të Lacit, Pashk Laska për të larguar trajnerin e tij Armando Cungu. Barazimi 1-1 me Kastriotin në këtë ...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:43

Martini: Nervozuam Tiranën dhe e mundëm

POGRADEC – Teuta duket t’ia ketë marrë dorën Tiranës ,nën drejtimin e Edi Martinit. Bardheblutë pësuan humbjen e tretë radhazi ndaj durrsakëve, bashkë me dy fin...