Sport

Paga e Ronaldo-s peshon shumë në arkat e Juventusit, bardhezinjtë gati të shesin portugezin

9 Nëntor 2020, 21:48 Nga DOSJA
Paga e Ronaldo-s peshon shumë në arkat e Juventusit, bardhezinjtë

TORINO– COVID-19 po shkakton probleme financiare në shumë skuadra evropiane. Pas Barcelonës, me borxhin që ka shkuar në 500 milionë euro, tani është rradha e Juventus të minimizojë humbjet duke filluar nga shitja e Cristiano Ronaldos. Portugezi merr një pagë që shkon në 31 milionë euro në vit.

Kontrata e sulmuesit me bardhezinjtë skadon në vitin 2022, por skuadra nuk do që lojtari më kyç i skuadrës të largohet me parametër zero, pasi kanë shpenzuar mbi 100 milionë euro për kartonin e tij. “The Sun” thekson se një zgjatje e kontratës me Juventusin, me pagën aktuale të 5 herë fituesit të “Topit të Artë”, konsiderohet jashtë çdo logjike.

Kur u ble nga Real Madridi, në vitin 2018, synimi i drejtuesve të “Zonjës së Vjetër” ishte të fitohej Champions League, por në dy edicionet e fundit në këtë kompeticion bardhezinjtë kanë dështuar.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport cristiano ronaldo juventus cristiano ronaldo juventus

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 15:05

Gaz Demi: Fitorja ndaj Kukësit, për Koço Devolen

TIRANE – Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme me Kukësin në transfertë. Presidenti i të kuqve, Gazment Demi, ka shfrytëzuar momentin për një dedikim p...