Sport

“Dua një pistë olimpike në Tiranë”, dëshira e Izmir Smajlaj, kampionit që e kërkon duke u bashkuar me Erion Veliaj

9 Nëntor 2020, 17:57 Nga DOSJA
“Dua një pistë olimpike në Tiranë”, dëshira

TIRANË– Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj vazhdon fushatën duke afruar pranë tij njerëz të artit, kulturës dhe sportit. I fundit që bashkohet me të është Izmir Smajlaj, atleti i cili ka shprehur hapur mbështetjen për Partinë Socialiste dhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka deklaruar se ndihet i lumtur që po bashkohet me një ekip fitues.

“Duke parë Tiranën e këtyre viteve të fundit se si është transformuar komplet, mbushem me një energji pozitive për punën e shkëlqyer që ka bërë kryetari dhe ekipi i tij. Këta janë një ekip fitues dhe mua më pëlqen të jem pjesë e këtij ekipi fitues. Jam gëzuar shumë,” u shpreh Smajlaj në Asamblenë e Partisë Socialiste të Kasharit.

Smajlaj e mbylli sezonin dimëror të atletikës me katër tituj të fituar, pas Mitingut në Bratisllavë, Kampionatit Ballkanik në Turqi dhe Mitingut në Stamboll.Objektivat tashmë janë Kampionati Evropian dhe Olimpiada “Tokio 2020”, ku Izmir Smajlaj synon të renditet në zonën e medaljeve. Në fjalën e tij Smajlaj tha se ndihet i vlerësuar për të gjithë punën e bërë nga Veliaj, duke mos e fshehur dëshirën për një pistë olimpike në Tiranë.

“Përveç këtyre që ka bërë për Tiranën, kryetari ka bërë shumë edhe për sportistët dhe në veçanti për sportistët elitarë. Duhet të përmendim këtu fushat sportive që ka bërë nëpër shkolla, pistat e vrapimit te Liqeni, pistën profesionale të atletikës për kërcime dhe besoj shumë shpejt atletikës do t’i shtohet edhe një pistë olimpike,” u shpreh Smajlaj.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport erion veliaj izmir smajlaj erion veliaj izmir smajlaj

Sondazh

Poll

Sport 8 Nëntor 2020, 15:05

Gaz Demi: Fitorja ndaj Kukësit, për Koço Devolen

TIRANE – Partizani ka arritur një fitore të rëndësishme me Kukësin në transfertë. Presidenti i të kuqve, Gazment Demi, ka shfrytëzuar momentin për një dedikim p...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:28

Daja: Fituam, por kemi ende probleme në organizim

SHKODER – Në përfundimt të takimit mes Kukësit dhe Partizanit, ku të kuqtë arritën të fitonin 2-0, trajneri Ilir Daja sigurisht që është shprehur i kënaqur për ...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:36

Largohet trajneri i Laçit Armando Cungu

LAC – Duket se i kanë mjaftuar vetëm dy javë presidentit të Lacit, Pashk Laska për të larguar trajnerin e tij Armando Cungu. Barazimi 1-1 me Kastriotin në këtë ...

Sport 8 Nëntor 2020, 15:43

Martini: Nervozuam Tiranën dhe e mundëm

POGRADEC – Teuta duket t’ia ketë marrë dorën Tiranës ,nën drejtimin e Edi Martinit. Bardheblutë pësuan humbjen e tretë radhazi ndaj durrsakëve, bashkë me dy fin...