Politike

Si fitoi betejën me Covid-19? Blerina Gjylamenti rrëfen eksperiencën që kaloi me virusin teksa ishte shtatzënë: Kisha vës

10 Nëntor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Si fitoi betejën me Covid-19? Blerina Gjylamenti rrëfen

TIRANË– Deputetja Blerina Gjylameti ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku në një lidhje me Skype tregoi simptomat që ka pasur dhe sesi arriti të kuptonte se ishte prekur nga virusi.

Deputetja tregoj se fillimisht ka pasur disa probleme me fytin e më pas një temperaturë të lehtë gjë që e ka shtyrë të mendonte se ishte një grip stinor. Më pas ajo zbulon se iu është nënshtruar testit e më pas ka rezultuar pozitive.

“Shpeshherë besoj se shumë të tjerë e ngatërrojnë nëse janë simptoma që kanë të bëjmë me virusin apo të stinës sepse faktikisht kanë patur disa probleme me fytin në fillim dhe një temperaturë të lehtë. këto ngatërrohen me gripërat e stinës dhe nuk di se kujt duhet t’ja vendosësh. Më pas duke u këshilluar me mjekët si dhe nga informacionet që kisha dyshova se isha infektuar ndaj dhe bëra dhe testin. Më pas kisha disa simptoma pak më të vështira se ç’mund të quheshin në fillim, kisha vështirësi me frymëmarrjen por të gjitha gratë që kanë kaluar një shtatzani e dinë që frymëmarrja vështirësohet. Më pas ishte një formë shumë e lehtë e të prekurit të mushkërisë duke e krahasuar me ata që dëgjojmë për të tjerët. Besoj se kam qenë tek format e lehta dhe jo shumë të vështira.”, tha Gjylameti.

Gjylameti u konfirmua pozitive me Covid-19 disa javë me parë, dhe ishte vetë ajo që e bëri publik lajmin për mediat, duke treguar që kishte pasur simptoma të pandemisë. Ndërkohë që ende e infektuar nga pandemia brenda PS-së është edhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Ndërkohë që më herët ndër socialistë janë infektuar edhe, Elio Hysko dhe kryebashkiaku, Erion Veliaj.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike blerina gjylameti blerina gjylameti

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një pron...