Politike

10 Nëntor 2020, 08:33 Nga DOSJA

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, ajo është shprehur se çelja e negociatave nuk varet nga asnjë vend tjetër, veç Shqipërisë. Ajo shtoi se beson që Shqipëria do të bëhet shumë shpejt pjesë e Bashkimit Europian, duke bërë me dije se do të japë ndihmën e saj. Ndër të tjera, Barsacq ka treguar edhe mesazhin që i ishte dhënë nga autoritetet franceze në momentin që ishte caktuar ambasadore në vendin tonë. E pyetur nëse do të ndërhynte për të këshilluar politikën shqiptare, njëjtë si paraardhësja e saj, ambasadorja është treguar e prerë duke u shprehur se kjo gjë nuk ishte detyra e saj. 

FJALA E PLOTË E AMBASADORES:

Tani jemi në një periudhë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në mars të këtij viti Këshilli Europian vendosur që negociatat me Shqipërinë do të hapen. Ajo që po bëjmë tani është se po shohim si do të negociohet në të ardhmen. Nuk ka hapa prapa sepse ne jemi gjithmonë të mendimit se ne duam të hapen negociatat. Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar. Siç është; shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit janë kushte që s’dua ti përmend me radhë sepse janë thënë. Kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polonia por e gjitha nga Shqipëria. Kjo është situata sa i përket marrëdhënieve dypalëshe mes dy vendeve, ne kemi një lajm shumë të mirë, të ardhjes në Shqipëri të agjencisë franceze të zhvillimit, e cila do të vijë këtu dhe do të financojë projekte me Shqipërinë. Të gjitha këto i bëjmë së bashku me vende të tjera të BE, sepse duhet ta dini se BE është partneri numër 1 i Shqipërisë sa i përket ndihmës publike. BE është partneri nr.1 i Shqipërisë para çdo partneriteti tjetër. Kjo është krejt normale sepse Shqipëria është një vend europian. Ky është një proces pune që po zhvillohet dhe Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që një ditë të jetë anëtare e BE. Puna ime këtu dhe e të gjithë ambasadorëve të Bashkimit Europian në Shqipëri është të punojmë se bashku për të ndihmuar Shqipërinë që t’ja arrijë qëllimit të saj.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike celja e negociatave me be 2020 elisabeth barsacq celja e negociatave me be 2020 elisabeth barsacq

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 21:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka friëksuar të gjithë shqiptarët me lajmërim që ka bërë. Përmes një statusi në profilin e tij në Fcaebook, Rama lajmëron se ...