Politike

COVID-19 në Shqipëri, Rama përmend sërish pagat e bluzave të bardha: Luftojnë pa pushim prej muajsh, do marrin rritjen më

10 Nëntor 2020, 08:51 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri, Rama përmend sërish pagat e bluzave

TIRANË– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur në mënyrë indirekte akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha lidhur me përballimin e situatës së koronavirusit në Shqipëri.

Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se bluzat e bardha në Shqiëpri do të përfitojnë rritjen më të madhe të pagës që kanë marrë ndonjëherë.

“Me rritjen më të lartë ndonjëherë të pagave për bluzat e bardha, që po përballen me sfidën e njëherë një shekulli në shëndetësi, duke u përulur me respekt para punës së tyre e sidomos para sakrificave të atyre të cilët luftojnë papushim prej muajsh e muajsh në vijën e zjarrit me Armikun e Padukshëm, ju uroj një ditë të mbarë,“-shkruan Rama.

POSTIMI I PLOTË: 

Mëngjesin e sotëm, kryedemokrati Lulzim Basha nisi ditën me akuza, duke e bërë kreun e qeverisë përgjegjës për vdekjet e shkaktuara nga pandemia e koronavirusit në vend. Ai u shpreh se Rama nuk kishte marrë masat për të përballuar gjendjen duke e çuar vendin në vështirësi ekonomike. Ndërkohë që nuk i ndau akuzat për kushtet e spitaleve COVID.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi edi rama koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll

Politike 10 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një pron...

Politike 9 Nëntor 2020, 21:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka friëksuar të gjithë shqiptarët me lajmërim që ka bërë. Përmes një statusi në profilin e tij në Fcaebook, Rama lajmëron se ...