Ministrja Manastirliu tregon limitet e spitaleve: Kemi vend edhe për 1600 të shtruar, reanimatorë mungojnë në të gjithë b
9 Nëntor 2020, 22:06Nga DOSJA
TIRANË– Minsitrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka treguar limitet e Shqipërisë përsa u përket numrit të pacientëve që mund të shtrohen në spitale. E ftuar në “Opinion”, Manastirliu tha se në të tre spitalet Covid rezultojnë të shtruar 360 pacientë, çka do të thotë që sipas shifrave të vetë ministrisë, mbeten të lirë edhe 190 shtretër.
Por, e pyetur në lidhje me këtë gjë, Manastirliu tha se në rast mbingarkese do të futen në skenar edhe spitalet rajonale, ç’ka nënkupton se Shqipëria ka vend edhe për 1600 të shtruar të tjerë. Përsa i përket mungesës së reanimatorëve, Manastirliu tha se kjo gjë është diçka që ndodh në të gjithë botën.
“Ne jemi përgatitur për të patur edhe 1600 të shtruar, duke përfshirë edhe spitalet rajonale. Ka shtretër të lirë në spitalin Covid 3, në infektiv ka hyrje dhe dalje. Reanimatorët janë profesionet më të kërkuara, jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Çështja e reanimatorëve është një gjë, siç janë të rëndësishëm edhe pneuomologët, edhe infeksionistët, edhe laborantët, edhe infermierët,”– tha Manastirliu.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mohuar të ketë thënë në Kuvend se një ditë, do të duhet të zgjidhet se cilit prej pacientëve d...
TIRANË- Koronavirusi ka pushtuar Gjykatën e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Gjykatë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 15 punonjës,...
MORINË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në Pikën Kufitare të Morinës. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga D...
QAFSHTAMË– Qytetarët e Qafshtamës, kanë nisur të shuajnë zjarrin që prej dy ditësh ka përfshirë parkun Kombëtar. Në një video të publikuar në JOQ, shihet s...
FIER– Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka dalë i pakënaqur nga takimi që zgjati pak më shumë se dy orë me kryeministrin Edi Rama...
TIRANË– Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri. Ky lajm u ...