Politike

Zgjedhjet e 25 prillit/ Berisha e tregon: E kam vendosur se ku do të kandidoj, por është ‘top secret’

10 Nëntor 2020, 06:21 Nga DOSJA
Zgjedhjet e 25 prillit/ Berisha e tregon: E kam vendosur se ku do të

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi se e ka vendosur se ku do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Berisha ka shtuar se ende nuk do ta bëjë publike qarkun se ku do të kandidojë, duke e konsideruar “top secret”.

Më tej, ai ka vijuar me akuzat politike duke shtuar se Partia Socialiste nuk e ka menaxhuar si duhet situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit.

“E kam vendosur se ku do kandidoj, është ‘top secret’. Do ketë një moment tjetër për ta bërë publik. I kam të programuara, një herë marr vendimin pastaj shpall vendimin. PD u mor me procesin e kandidaturave, kurse PS s’po bën gjë tjetër vetëm po përhap COVID me takime kovidogjene dhe po e ndihmon përhapjen. Unë kam me dokumente një seri zyratësh të PS kanë shkuar në takime pozitivë me COVID, kjo është e vërtetë, dhe jo një disa raste. Ata tani nuk dinë ç’bëjnë,”-tha Berisha.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 sali berisha zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 21:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka friëksuar të gjithë shqiptarët me lajmërim që ka bërë. Përmes një statusi në profilin e tij në Fcaebook, Rama lajmëron se ...