Politike

DEBATI I PLOTË: Dritan Demiraj distancohet pas humbjes! Gruaja e ish-ministrit të Brendshëm i kthen shpinën Trump, sherr me

10 Nëntor 2020, 08:04 Nga DOSJA
DEBATI I PLOTË: Dritan Demiraj distancohet pas humbjes! Gruaja e

TIRANË– Zgjedhjet në SHBA u dukën shumë larg për të ndikuar dhe për të shkaktuar debat në vendin tonë, por mesa duket e kundërta ka ndodhur. Shqiptarët e përfshirë në ekipin e kandidatit republikan, Donald Trump kanë trazuar ujrat prej ditësh dhe duke mos e pranuar humbjen.

Por me fitoren e Joe Biden, duket se disa prej tyre janë penduar për zgjedhjet e bëra, ky është edhe rasti i ministrit të Brendshëm (pjesë e qeverisë teknike të vitit 2017), Dritan Demiraj ka vendosur që të distancohet. Ndërsa vetëm pak ditë para ditës së zgjedhjeve në SHBA, ai pozonte krah Richard Grenell, gjithashtu i njohur si  ‘kumbari’ i marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington.

Pas humbjes në zgjedhje duket se ka zgjedhur që të distancohet dhe për këtë gjë ka “përdorur” bashkëshorten e tij, Esmeralda Demirajn. Kjo e fundit është përfshirë në një debat me shqiptaren, Evi Kokalari, e cila e ka akuzuar se bashkëshorti i saj ishte lutur për të qënë pjesë e takimit me Grenell, detaje që bashkëshortja nuk i ka pranuar.  

PJESË NGA DEBATI ONLINE:

Esmeralda Demiraj: Je humbës pasi komuniteti i Neë York as qyrret nuk t’i hodhi erdhe të japësh mend në Michigan, ku humbe në mënyrë spektakolare! E mbylle! *Për Evi Kokalarin- Vështirë të besosh që ajo vjen nga një familje e nderuar, arrogante dhe e pa edukatë dhe për më tepër një anti-shqiptare e neveritshme. Të gjitha ato që përmenda më lart vijnë para bindjes politike. Mjaft ta dëgjosh me vëmendje sesi flet dhe kush ka mend e kupton sesi është. Që të shet, ty, mua dhe gjithë kombin për një copë post që i ishte premtuar.

Evi Kokalari: Jo e dashur, jo lekët tuaja. Për bashkëshortin tëndë më janë lutur ata të? Vatrës që të vijë në drekë më Grenell dhe pati pafytyrësinë që të ngrihej dhe të fliste pa i dhënë njëri të drejtën e fjalës. As Grenell nuk i ktheu përgjigje sepse flet mufka. Me pak fjalë, gjithnjë të turpëron. Thotë se flet për opozitën por ata të opozitës thanë se nuk e ka autorizuar njeri. Qofshi mirë. Në fakt Esmeralda Demiraj ka inat personal sepse i shoqi i saj më ka ardhur në majë të hundës duke ardhur në aktivitetet që kam bërë me Grenell dhe kongresmen të tjerë, dhe bën një foto dhe e përdor në mënyra që nuk janë aspak etike.

Esmeralda Demiraj: Aktivitetet janë organizuar me lekët tona (Vatranët e Michiganit). Por tani po e kuptoj pse bashkëshorti im nuk të ka dhënë as dorën dhe të ka injoruar tërësisht. Të kujton gjë: Ke mbaruar punë tashmë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dritan demiraj esmeralda demiraj evi kokalari dritan demiraj esmeralda demiraj evi kokalari

Sondazh

Poll

Politike 9 Nëntor 2020, 21:39

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka friëksuar të gjithë shqiptarët me lajmërim që ka bërë. Përmes një statusi në profilin e tij në Fcaebook, Rama lajmëron se ...