Aktualitet

Probleme me pasurinë dhe takime me persona të inkrimuar, KPA-ja lë në fuqi shkarkimin për ish-kryeprokurorin e Sarandës, E

9 Nëntor 2020, 19:42 Nga DOSJA
Probleme me pasurinë dhe takime me persona të inkrimuar, KPA-ja

TIRANË– Kolegji i Posaçëm të Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimit e ish-kryeprokurorit të Sarandës Edison Ademi.

Përmes një njoftimi zyrtar, KPA bëri me dije se Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë kanë lënë në fuqi shkarkimin për Ademin, vendim i marrë nga KPK-ja në korrik të një viti më parë.

Njoftim vendimi: Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ardian Hajdari relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.32/2019, datë 09.07.2019, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Edison Ademi, kundër vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: 1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 137, datë 09.04.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Edison Ademi.
2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
U shpall sot, në Tiranë, më datë 09.11.2020.

Ademi u shkarkua nga KPK-ja pas probleme me pasurinw. Ai u shwnjestrua edhe si njw person qw kishte kontakte me tw inkriminuar.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison ademi kolegji i posaçëm të apelimit edison ademi kolegji i posaçëm të apelimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 18:39

TIRANË– Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Infermieri Enver Maloku që ishte shtruar prej dy javësh tek Infektivi, pas infektimit me Covid-19, ka ...