“Shqipëria nuk ka kontratë me kompaninë”/ Pëllumb Pipero debaton me Erion Dashon: Para fundit të vitit vaksina
9 Nëntor 2020, 22:00Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku Pëllumb Pipero e ka cilësuar si një lajm të madh prodhimin e një vaksine antiCovid, me 90 përqind efikasivitet. I ftuar në Çim Peka Live, Pipero ka debatuar edhe me mjekun Erion Dasho, që u shfaq pesimist nëse shqiptarët do ta kenë në dorë këtë vaksinë.
Pëllumb Pipero: Lajmin për vaksinën e mora sot. Shqipëria do e mirëpresë vaksinën. Besoj se para fundit të vitit vaksina do të jetë në duart e qytetarëve. Të gjithë do të kenë mundësi ta kenë edhe pse jo shpejt. Vaksina është 90 përqind efektive. Asnjëri nga ne nuk mund të parashikojë se çfarë do të bëjë qeveria jonë. Nuk mendoj se Shqipëria do jetë e privuar nga kjo arritje shkencore. Do ishte mirë që debate ynë të ishte informativ.’
Mjeku Erion Dasho: Kjo vaksinë është goxha efektive. Është prodhuar nga një bashkëpunim kompanish. Prodhimi i një vaksine anti-Covid është një lajm i madh. Pritshmëritë ishin të mëdha. Ka kaluar të gjitha fazën e testimit të saj. Por Shqipëria nuk ka kontratë me kompaninë. Vendet si Shqipëria fatkeqësisht do ti shikojnë vaksinat nga televizori. Sepse qeveria ka hequr dorë nga kujdesi i shëndetit të popullatës. Nuk është për ti bërë qejfin qeverisë, apo për të bërë optimistin aty nuk ka vend.
(f.m/a.k/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka mohuar të ketë thënë në Kuvend se një ditë, do të duhet të zgjidhet se cilit prej pacientëve d...
TIRANË- Koronavirusi ka pushtuar Gjykatën e Tiranës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Gjykatë janë infektuar me sëmundjen vdekjeprurëse 15 punonjës,...
MORINË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në Pikën Kufitare të Morinës. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga D...
QAFSHTAMË– Qytetarët e Qafshtamës, kanë nisur të shuajnë zjarrin që prej dy ditësh ka përfshirë parkun Kombëtar. Në një video të publikuar në JOQ, shihet s...
FIER– Kreu i Sindikatës së naftëtarëve të Ballshit, Sokol Dautaj ka dalë i pakënaqur nga takimi që zgjati pak më shumë se dy orë me kryeministrin Edi Rama...
TIRANË– Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri. Ky lajm u ...
TIRANË- Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili i shërben pacientëve në spitalin Infektiv ka folur për konferencën e mbajtur sot nga Komiteti i Ekspertë...