Haga në Shqipëri! Si iu dha drita jeshile hetimeve për krime lufte në vendin tonë, ligji u votua në Parlament në vitin 20
9 Nëntor 2020, 19:10Nga DOSJA
TIRANË– Fletë arrestimet e prokurorit special Jack Smith për krime lufte mund të lëshohen edhe për shtetas shqiptarë me banim në Shqipëri. Ky lajm u bë me dije pak ditë më parë, kur në Kosovë, nisi bastisja e shtëpive të zyrtarëve Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e Kadri Veseli, të cilët tashmë janë të arrestuar.
“Për aq kohë sa gjatë luftës shteti shqiptarë lejoi ngritjen e burgjeve të UÇK në territorin e vet nga ku është vërtetuar se kanë ndodhur krime, atëherë me të gjitha gjasat prokurorët special do ti shtrijnë arrestimet e personave përgjegjës në Shqipëri,”- shkruante Top-Channel, sipas një burimi diplomatik.
Por si iu dha e drejta EULEX të futej në Shqipëri për hetime?
Në vitin 2012, ishin vetë deputetët e mazhorancës dhe opozitës së asaj kohe, që bashkarisht kanë votuar në Parlament projektligjin “për marëdhëniet juridiksionale në çështjet penale me task-forcën hetimore speciale të EULEX-it.
Siç shkruante edhe Top-Channel në atë kohë, votimi i këtij projektligji zyrtarisht i hapi dritën jeshile hetimeve në territorin shqiptar, në lidhje me pretendimet se gjatë luftës në Kosovë, në një prej spitaleve të UÇK-së në Burrel, është zhvilluar trafik organesh, i pretenduar në raportin e relatorit të Këshillit të Europës, Dick Marty.
Ky ligj pati edhe mbështetjen e SHBA-ve. Ambasada Amerikane në Tiranë, në vitin 2012, e mrëpriti kalimin me konsensus të ligjit për bashkëpunimin me Njësinë e Hetimeve Speciale të EULEX dhe e pa këtë si provë të angazhimit të Shqipërisë ndaj integrimit europian dhe bashkëpunimit rajonal.
“Njësia e hetimit ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara. Ne presim një hetim të plotë dhe korrekt, i kryer me transparencë dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve vendore e kombëtare” thuhej në deklaratën e ambasadës amerikane, ambasador në atë kohë ishte Alexander A. Arvizu.
Edhe Bashkimi Europian e përshendeti këtë ligj. Ndërkohë, sot, në Gjykatën Specialenë Hagë u zhvilluan sot dy seancat e para gjyqësore për zyrtarët e UÇK-së që akuzohen për krime lufte. I pari që u përball me togat e zeza është ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, ndërsa seanca u zhvilluar edhe për ish-presidentin Hashim Thaçi. Të dy u deklaruan të pafajshëm lidhur me akuzat e ngritura ndaj tyre për krime lufte. Nesër para Gjykatës Speciale del ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, ndërsa pasnesër Rexhep Selimi.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, i cili i shërben pacientëve në spitalin Infektiv ka folur për konferencën e mbajtur sot nga Komiteti i Ekspertë...
KUÇOVË- 6 raste të reja janë regjistruar së fundmi në Kuçovë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se janë infektuar me koronavirus 1 punonjës n...
Aktualitet 9 Nëntor 2020, 18:39
TIRANË– Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Infermieri Enver Maloku që ishte shtruar prej dy javësh tek Infektivi, pas infektimit me Covid-19, ka ...
“Galeritë janë miniera që punojnë burrat. Më ka marrë malli për babin. Unë do doja t’i thoja që e dua shumë dhe që do të mësoj shumë në shkollë…”Flori është dja...
VLORË– 14 familje janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi rruga Trans-Ballkanike u prek shtëpitë. Dosja.al ka mësuar se sot, ka nisur edh...
ELBASAN– Klajdi Dokoli, i njohur ndryshe si miku i fisit Çapja në Elbasan është vënë në pranga. Gazetari Elton Qyno shkruan se Dokoli akuzohet për vrasje...
BALDUSHK- Banorët e Baldushkut, kanë penguar disa fadroma, të cilat kanë mbërritur në fshatit Mustafakoc për të shembur disa objekte. Banorët, të cilët janë pr...
SHQIPËRI- Në Shqipëri autoritetet shëndtësore njoftuan sot rivendosjen e disa kufizimeve si masë për parandaimin e përhapjes së Koronavirusit.Duke filluar ...
FIER– Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier, aty ku do të zhvillojë një takim me përfaqësuesin e naftëtarëve të Ballshit. Tetë persona, do të jenë të dërgu...
Aktualitet 9 Nëntor 2020, 17:26
DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim me banorët e Ish-Kënetës në Durrës, ku dhe është njohur m...