Aktualitet

E rëndë në Rrugën e Kombit, furgoni përplaset me kamionin dhe bëhet copash, i plagosuri mbetet shtrirë në asfalt

9 Nëntor 2020, 19:31 Nga DOSJA
E rëndë në Rrugën e Kombit, furgoni përplaset me

MORINË– Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Kombit në Pikën Kufitare të Morinës. Siç shihet dhe nga fotot e siguruara nga Dosja.al, një furgon është përplasur me një kamion, dhe pjesa e tij e përparme është dëmtuar plotësisht.

Në asfalt, shihet i shtrirë një person që është plagosur nga ky aksident, ndërsa tre persona të tjerë përpiqen t’i japin ndihmën e parë. Nuk dihet nëse përveç personit të shtrirë ka pasur edhe të tjerë të plagosur nga kjo përplasje, pasi Policia Rrugore nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar.

Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe nuk dihen detaje të tjera.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrguen e kombit morine aksident ne rrguen e kombit morine

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 18:39

TIRANË– Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Infermieri Enver Maloku që ishte shtruar prej dy javësh tek Infektivi, pas infektimit me Covid-19, ka ...