Aktualitet

“Çelësi” që mund të zbardhë atentatorët, gjendet i pashpërthyer kallëpi i tritolit në kolonat e vilës së Talo Çe

9 Nëntor 2020, 20:29 Nga DOSJA
“Çelësi” që mund të zbardhë

ELBASAN– Dy kallëpë tritoli C4 janë sekuestruar nga grupi hetimor që ka në dorë dosjen e tritolin në vilën e pabanueshme të Talo Çleës. Të dyja kallëpet me lëndë plasëse, siç shkruan gazetari Elton Qyno, janë gjetur në kolonat e vilës së Çelës. Njëri prej tyre është gjetur i pashpërthyer, dhe është pikërisht ‘çelësi’ që mund të sjellë zbardhjen e atentatorëve.

Njëri prej kallëpeve nuk ka shpërthyer, duke mbetur ashtu, për të rënë në duart e grupit hetimor, bashkë me gjurmët e gishtërinjve që mund të ketë lënë ‘selam-dërguesi’ mbi të. Për momentin, kallëpi është çuar për ekspertim në laborator dhe në ditët në vijim pritet që të dalin detaje.

Kamerat që ishin një tjetër shpresë për hetimet janë vetëm në duart e Çelës, dhe i shumëkërkuari është i vetmi person që mund t’i vëzhgojë nga arratia. Vetëm pak ditë para shpërthimit me tritol në vilën e Çelës, një shpërthim tritoli tronditi të gjithë anëtarët e familjes Hoxha në Durrës, për të cilët më pas u mësuan se ishin të afërm të Nuredin Dumanit.

Këto dy ngjarje kanë lidhje me njëra-tjetrën. Nuredin Dumanidhe Talo Çela po ‘luajnë tritolash’ nga arratia, ndërkohë që drejtësia i kërkon për një duzinë akuzash dhe krimesh.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela nuredin dumani shperthim me tritol te banesa e talo celes talo çela

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 18:39

TIRANË– Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Infermieri Enver Maloku që ishte shtruar prej dy javësh tek Infektivi, pas infektimit me Covid-19, ka ...