Aktualitet

9 Nëntor 2020, 18:39 Nga DOSJA

TIRANË– Një tjetër humbje për bluzat e bardha. Infermieri Enver Maloku që ishte shtruar prej dy javësh tek Infektivi, pas infektimit me Covid-19, ka ndërruar jetë. Mësohet se gjendja shëndetësore e Malokut është përkesqësuar ditën e sotme, pas dy javësh trajtim mjekësor.

Enver Maloku shërbente si infermier tek klinika 1 kirurgjikale. Për ndarjen e tij nga jeta ka ardhur edhe një reagim nga kolegët.

Renato Osmenaj, i njohur ndryshe si Xhaxhi Doktori i ka dhënë lamtumirën Malokut.

“Lamtumirë vëlla i mirë! Falë “masave të qeverisë” sot u largove nga ne njësoj i qeshur! Mirë u takofshim vëlla i bardhë!”- shkruan Osmenaj. 

Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 12 persona nga Coid-19. Në total, numri i viktimave në Shqipëri ka shkuar në 571 viktima, ndërsa ai i të infektuarve aktivë ka shkuar në 12 mijë e 80 persona.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet enver maloku nderron jete infermieri enver maloku enver maloku nderron jete infermieri enver maloku

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 17:26

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim me banorët e Ish-Kënetës në Durrës, ku dhe është njohur m...