Aktualitet

Preken nga vazhdimi i rrugës Trans-Ballkanike në Vlorë, nis aksioni për shembjen e 14 shtëpive, banorët: Dalim të vdekur

9 Nëntor 2020, 09:30 Nga DOSJA
Preken nga vazhdimi i rrugës Trans-Ballkanike në Vlorë, nis

VLORË– 14 familje janë të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre, pasi rruga Trans-Ballkanike u prek shtëpitë. Dosja.al ka mësuar se sot, ka nisur edhe shembja e disa prej shtëpive, që preken nga ky projekt, por shumë prej banorëve të zonës, e kundërshtojnë atë.

Ata shprehen për Dosja.al se ndërtimi i rrugës që lidhet me portin është justifikim dhe se gjithçka po bëhet për të ngritur një ndërtesë të lartë, që ata e quajnë ‘grataçelë’. Gjithsesi, qytetarët nuk kanë asnjë kundërshtim në lidhje me ndërtimet që do të bëhen, për sa kohë marrin dëmshpërblimin për banesat që po u prishen. Pikërisht, mosdhënia e këtij dëmshpërblimi apo mopajisja e tyre me një tjetër shtëpi, i ka revoltuar ata.

Thashë për ligjin e ri që ne përfitojmë dhe kompesim të shtëpisë. Nuk e di, nuk e njofin edhe ligjin e ri këta më duket. Dua mos të mbetem me kasolle dhe rrugëve të botës, pasi jam me dy invalid në shtëpi. Dua të më ndihmojë shteti, sepse jam në rrugë të madhe. Kam motrën invalide, 35 vjeçe mbushi dje. 35 vite nuk e ka parë dritën e diellit me sy. Nënën e kam 25 vite të mbyllur. Nuk dua bonus qiraje. Dua kompsim të pjesshëm,”- thotë njëri prej banorëve që prej shumë vitesh është vendosur në këtë zonë.

“Dy palë shtëpi kanë qenë një dosje dhe janë falsifikuar, dhe unë kam mbetur pa shtëpi. Kur të vijë radha ime, unë do bëj luftën time. Jam më i vjetri unë këtu, nuk dal nga shtëpia unë. Enver Hoxha thishte ‘erdhi greku, plumbin e ha unë’. Vendimi i prishjes nuk ka ardhur, ky shtet është si puna e shahut, merr një ushtar këtu, merr një atje. Unë do ngrihem. Kjo qeveri të bluan, të ha si puna e molës. Unë nuk dal gjallë në botë nga shtëpia, i vdekur dal,”– tregon një tjetër.

Edhe një grua, njësoj si dy të tjerët, kërkojnë shtëpinë e saj.

“Na ka ardhur letra na hipoteka. Na kanë njoftuar. E kam parë rrugën dhe më ka prekur vetëm cepin e banjës, jo kompelt shtëpinë. Për pesë ditë shkuam në bashki, na premtoi ai Karafili dhe na përcolli me fjalë të bukura. Na thanë që do na japin qiranë. Askush s’na jep gjë. Shkojmë disa herë, takojmë kryetarin, ai nuk del të presë popullin, por ndërron rrugë. I kam shtëpitë me hipotekë por s’mi kanë legalizuar. S’e di ku kanë ngecur gjërat. Nga këtu dal e vdekur unë, ta marrë me paqe. Mnë jep shtëpi, të bëjë grataçela e ç’të dojë. Kshu është kjo punë, na shtëpi, më jep shtëpi,”- vijon ajo më tej.

Në fotot e mëposhtme, shihet edhe projekti që do të ndërtohet, që është nga kompania “Alb Star”. Godina shumëkatëshe pritet të ngrihet aty ku sot janë 14 shtëpitë e vjetra të banorëve të zonës.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rruga trans-ballkanike ne vlore shembja e ndertesave ne vlore vlore rruga trans-ballkanike ne vlore shembja e ndertesave ne vlore vlore

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 17:26

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim me banorët e Ish-Kënetës në Durrës, ku dhe është njohur m...