Aktualitet

Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, arrestohet Klajdi Dokoli, emri i ‘informatorit’ të Çapjave doli nga i pend

9 Nëntor 2020, 18:15 Nga DOSJA
Vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit në Elbasan, arrestohet Klajdi Dokoli,

ELBASAN– Klajdi Dokoli, i njohur ndryshe si miku i fisit Çapja në Elbasan është vënë në pranga. Gazetari Elton Qyno shkruan se Dokoli akuzohet për vrasjen e babë e bir, Gentian e Nezir Beqiri, ngjarje e ndodhur në vitin 2012. Dokoli dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të ‘killerave’ në rolin e informatorit. Në kohën që ai jetonte në të njëjtën lagje me dy vitkiamt Beqiri, shikonte hyrjet dhe daljet dhe informonte anëtarët e familjes Çapja për lëvizjet e tyre. 

Pasi është arrestuar, Dokoli është pyetur për disa persona në Elbasan si Ervis Bardhi, Etien Cani, dhe Jorgo Leku, të cilët gjithashtu janë arrestuar për vrasjen e babë e bir në vitin 2012. Në përgjigjet e tij, Dokoli ka treguar se nuk njeh asnjë nga këta persona dhe as nga anëtarët e familjes Çapja. 

I arrestuari ka kërkuar edhe që të kontrollohej nga një mjek, duke deklaruar para efektivëve se nuk ndihej mirë, por kjo kërkesë e tij është refuzuar. Kjo pasi grupi hetimor që ka këtë çështje në dorë është i sigurtë për rolin e Dokolit në këtë vrasje.

Dokoli ka qënë në rolin e informatorit, duke treguar tek disa anëtarë të familjes Çapja, se kush hynte dhe kush dilte, në banesën e Gentian Beqirit, i cili ishte hasmi i familjes Çapja, pasi në dhjetor të 2005 së bashku me Dritan Shemen dhe një person tjetër, kanë vrarë Sokol Çapjan.

Ajo që ka bindur akoma më shumë efektivët në lidhje me emrin e Dokolit në këtë ngjarje, ka qenë dëshmia e Ervis Bardhit, që është kthyer në një bashkëpunëtor të drejtësisë. Madje, Bardhi, ka treguar se Dokoli, ka qenë prezent në disa takime me Çapjat, takime në të cilën është kryer dhe skenari për realizimin e vrasjes së Gentian Beqirit, brenda në banesën e tij në Elbasan, ku qëndronte në masën e “arrestit në shtëpi”.

Me arrestimin e Dokolit shkon në katër numri i personave të prangosur për vrasjen e babë e bir në Elbasan. I pari që është arrestuar është Ervis Bardhi dhe më pas Etien Cani u ndalua në Itali, ndërsa një muaj më parë u arrestua në Athinë Jorgo Leku, një tjetër mik i familjes Çapja, që besohet se ka marë pjesë direkt në vrasjen e Gentian e Nezir Beqiri.

Kjo dosje pritet që të kalojë në duart e SPAK (Prokuroria e Posaçme), pasi të tjera arrestime po vijnë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet klajdi dokoli ervis bardhi etien cani gentian beqiri klajdi dokoli nezir beqiri olsi leku vrasja e gentian beqirit arrestohet klajdi dokoli ervis bardhi etien cani gentian beqiri klajdi dokoli nezir beqiri olsi leku vrasja e gentian beqirit

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 17:26

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim me banorët e Ish-Kënetës në Durrës, ku dhe është njohur m...