Aktualitet

Banorët e Baldushkut të shqetësuar për shembjen e banesave: Duan të ndërtojnë kompleks vilash, jo shtëpi për të prekur

9 Nëntor 2020, 18:10 Nga DOSJA
Banorët e Baldushkut të shqetësuar për shembjen e banesave:

BALDUSHK- Banorët e Baldushkut, kanë penguar disa fadroma, të cilat kanë mbërritur në  fshatit Mustafakoc për të shembur disa objekte. Banorët, të cilët janë prekur nga tërmeti i 26-nëntorit thonë se shtetit do të ndërtojë komplekse vilash dhe jo shtëpi për qytetarët,  Ata shtojnë se për prishjen e banesave nuk ju ka ardhur asnjë dokument nga institucionet zyrtare, sakaq shtojnë se Gjykata e Rrethit i ka njohur si pronarë të shtëpive. Ata janë shprehur për FaxNeës se fadromat kanë shkuar në fshat për të shembur banesat dhe disa magazina ndërkohë kërkojnë që  t’u njoh pronën dhe mos t’ua shkatërrojë. Banorët e fshatit Mustafakoc paralajmërojnë se nuk do të lejojnë shembjen e objekteve deri sa gjykata të japë një vendim përfundimtar.

“Këtu janë disa magazina shteti dhe bëhet fjalë për ti shembur ato. Ky është plan i parë. Plani tjetër është për të shembur shtëpiat e të gjithëve. Ne jemi në process gjyqësor, e kemi fituar në Gjykatën e Rrethit Tiranë dhe ka kaluar në Gjykatën e Apelit që është pezull ngaqë nuk ka gjyqtarë”, tha një banor.

“30 familje, shtëpi, biznese. Do bëhet kompleks, nuk bëhet llafi për shtëpia tërmeti këtu. Këtu është kompleks, se kush e bën këtë, Zoti e merr vesh. Kompleks vilash i bëjnë për tu shitur, ku e di unë kush i do”, u shpreh një tjetër.

“Nuk dua as lekë, asgjë, vetëm shteti të më njohë pronën e të më lërë rehat. Akt ekspertiza thotë kthimi në pronë, në gjyq. Për cfarë arsye nuk e njeh? Firma e tërmetit është në Baldushk, ata kanë magazinat, është depo grup”, tha një tjetër banor.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e buldushkut banoret e buldushkut

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Nëntor 2020, 17:26

DURRËS– Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës Ferdinand Xhaferri, ka zhvilluar një takim me banorët e Ish-Kënetës në Durrës, ku dhe është njohur m...