Aktualitet

Fshiu gjurmët e gjakut të Jani Prengës në kompleksin ‘Golden’/ Donte që hetimet mos të zgjateshin, Apeli i GJK

9 Nëntor 2020, 12:33 Nga DOSJA
Fshiu gjurmët e gjakut të Jani Prengës në kompleksin

TIRANË– Apeli i Gjykatës së Posaçme ose ndryshe GJKKO, ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Olsi Turjas, i cili kërkoi që të moszgjateshin hetimet lidhur me dosjen e rrëmbimit të Jani Prengës.

Turja akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen dhe më pas zhukjen e 49-vjeçarit Prenga, pasi është filmuar nga kamerat duke fshirë gjurmët e gjakut që ka lënë viktima në momentin që është nxjerrë pa jetë nga kompleki “Golden”.

Prenga u rrëmbye dhe u vra më datë 17 janar të këtij viti, ndërsa ende nuk është gjetur trupi i tij. Fillimisht RENA zbarkoi në Shijak dhe u vu në ndjekje e në arrestim të grupit Hajri, pronarë të kompleksit “Golden”, kamerat e të cilit fokusuan trupin e Prengës teksa futej në resort dhe dilte i pajetë në duart e dy vëllezërve, Altin dhe Emiljano Hajri. Policia ka ndaluar 5 të dyshuarit kryesorë për ngjarjen.

Bëhet fjalë për dy kushërinjtë; Elton e Leonard Hajrin dhe babain e Altinit, Bajram, 64 vjeç dhe Festim Bexhdilin, ky i fundit dyshohet se dogji rrobat e viktimës dhe është personi kyç që mund të zbardhi vendin ku u varros babai i pesë fëmijëve. Por deri më tani nuk ka pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë për të treguar vendin ku prehet Jani Prenga.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jani prenga olsi turja pengmarrje ne kamez jani prenga olsi turja pengmarrje ne kamez

Sondazh

Poll