Kanosën me thikë 23-vjeçarin, arrestohen dy persona në Elbasan
8 Nëntor 2020, 09:59Nga DOSJA
ELBASAN- Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona të cilët akuzohen se kanë kanosur me mjet të mprehtë një 23 vjeçar. Sipas uniformave blu bëhet me dije se shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç. Ndër të tjera mësohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin i kanë marrë të riut me dhunë shumën prej 5.000 lekë.
Njoftimi i Policisë:
“Goditën dhe kanosën me mjet të mprehtë një shtetas, vihen në pranga nga Policia dy shtetas. Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit R. B., 19 vjeç dhe H. P., 16 vjeç, banues në Elbasan, pasi te Parku Rinia, Elbasan, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me mjet të mprehtë thikë shtetasin F. K., 23 vjeç, të cilit i kanë marrë me dhunë 5.000 lekë. Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasi G. Gj., 41 vjeç, i cili ishte bashkë me dy shtetasit e arrestuar”.
(a.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar pas humbjes nga jeta të kolegut të tij, Koço Devoles. Në një postim në rrjete sociale aktori ka thë...
BALLSH- Gratë e naftëtarëve kanë hyrë sot në ditën e 25-të të grevës së urisë në Ballsh. Të pyetura nga gazetarët ato janë shprehur se e vetmja gjë që kërkojnë ...
BERAT–Parandalohet një vrasje në familje në Berat. Policia njofton se një 35-vjeçar me inicialet K.S, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, 51-vjeç...
Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Faxweb, shqiptarja.com, oraneës, klantv, kanë në faqe të parë artik...
VLORË- Të dhëna të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me dosjen e “Ambel Beach”, ku një gjyqtar është nën hetim dhe një biznesmen është arratisur për në ...
SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, në ditën e sotme parashikohet të ketë intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndersa ...
ELBASAN-Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit është prekur nga COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për shefin e shërbimit të urgjencës në spitalin e Elbasanit. Nd...
TIRANË– Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, e cila po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave, ka reaguar për herë të parë lidhur me lajm...