Vdekja e Koço Devoles, Jul Deda: Faleminderit për gjithçka mjeshtër, udhëto i qetë në botën tjetër
8 Nëntor 2020, 09:44Nga DOSJA
TIRANË- Aktori i humorit, Julian Deda ka reaguar pas humbjes nga jeta të kolegut të tij, Koço Devoles. Në një postim në rrjete sociale aktori ka thënë se ndihet i trishtuar për vdekjen e tij pasi ka qënë një mjeshtër në profesionin e tij. Më tej Deda ka thënë se gjithë jetën Koço na kë dhuruar të qeshura dhe gezim në familje ndërsa sot na trishtoi.
“Sot na trishtove i dashur Koço. Gjithë jetën tënde na dhurove kënaqesi, të qeshura dhe profesionalizëm të lartë në ushtrimin e artit tënd. Faleminderit për gjithçka mjeshtër. Udhëto i qetë për në botën tjetër, njerëz si ti nuk harrohen kurrë. U prehsh në paqe Artist,” ka shkruar Deda.
Aktori i humorit, Koço Devole, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Aktori është ndarë nga jeta pasi ndodhej prej ditësh i intubuar në spitalin Infektiv, për shkak se gjendja e tij shëndetësore u rëndua pasi u infektua me Covid. Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.
(I.A/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
BALLSH- Gratë e naftëtarëve kanë hyrë sot në ditën e 25-të të grevës së urisë në Ballsh. Të pyetura nga gazetarët ato janë shprehur se e vetmja gjë që kërkojnë ...
BERAT–Parandalohet një vrasje në familje në Berat. Policia njofton se një 35-vjeçar me inicialet K.S, ka tentuar të vrasë kushëririn e tij, 51-vjeç...
Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al, Faxweb, shqiptarja.com, oraneës, klantv, kanë në faqe të parë artik...
VLORË- Të dhëna të reja janë zbuluar nga hetimet lidhur me dosjen e “Ambel Beach”, ku një gjyqtar është nën hetim dhe një biznesmen është arratisur për në ...
SHQIPËRI– Sipas MeteoAlb, në ditën e sotme parashikohet të ketë intervale kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojne në skajin verior dhe jugor, ndersa ...
ELBASAN-Një tjetër mjek në qytetin e Elbasanit është prekur nga COVID-19. Mësohet se bëhet fjalë për shefin e shërbimit të urgjencës në spitalin e Elbasanit. Nd...
TIRANË– Shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a, e cila po hetohet për veprën penale të pastrimit të parave, ka reaguar për herë të parë lidhur me lajm...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 ka hedhur poshtë mundësinë që ai të shkojë si dëshmitar n...